Nuk ka të ndalur Billy nga Gostivari, hap edhe një restorant të ri në Bernë
Pronari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i disa restoranteve në Kantonin Bernë të Zvicrës, Ilknur Arifi me nofkën Billy, tashmë ka hapur edhe një restorant të ri në kryeqytetin helvetik
Familja e Billyt në Bernë është që nga viti 1987, ndërsa praktikën ai e filloi në hotelin „Bern“ me katër yje. Pas kësaj, filloi me punë si kamarier nëpër restorante të ndryshëm, kryesisht me specialitete italiane. Pas një pune të suksesshme në këtë drejtim, Billy arriti të bëhet shef servisi, bile edhe në funksionin zëvendësdrejtor.
Puna e zellshme e tij rezultoi me hapjen e restorantit të tij të parë „Abruzzese“ që e menaxhoi me shumë sukses për pesë vite me radhë. Rrethanat dashtën që ai të ndahet nga ky restorant dhe të fillojë me restorant-picerinë „Bella Vita“ në vitin 2010. Për shkak të vendit strategjik ku ndodhet ai (në afësri të objekteve sportive më të rëndësishme në Bernë), vendparkingjeve të mjaftueshëm dhe interierit të shkëlqyeshëm, zviceranët pothuajse e vërshojnë për çdo ditë, me kërkesa të ndryshme të specialiteteve italiane.
Në vitin 2021, Billy e hapi edhe një restorant-piceri me emrin „Vacanze Romane“ që gjendet në oazën turistike zvicerane të Interlakenit. Vacanze Romane është e hapur gjatë gjithë javës nga ora 10:00 deri në 23:30 me ushqime të ngrohta gjatë gjithë ditës. Menyja përfshin një shumëllojshmëri gatimesh nga kuzhina italiane, së bashku me një përzgjedhje të pasur picash.
Nuk do mend se Billy është një talent i rrallë në gastronomi dhe sukseset e tij të bëjnë të krenohesh me arritjen e shqiptarëve në kryeqytet.
Së fundmi, javën e kaluar Billy e hapi edhe një restorant në kryeqytetin Bernë, restorant piceria „La Burrata“ që ndodhet në Bümplizstrasse 12, 3027 Bern. Në inaugurimin e tij ishin të pranishëm me dhejtëra mysafirë dhe kurreshtarë, të cilët u pritën në mënyrë të shkëlqyeshme nga vetë pronari Billy Arifi me një apero të pasur.
Billy nga Gostivari pushton gastronominë në kryeqytetin helvetik
Billy nga Gostivari edhe me një restorant në Interlaken të Zvicrës