Nuk do ta besoni, në Zvicër lind gjirafa që pagëzohet me emrin Qëndrim

Date:

19:06:34               2019-04-04

 

 

Kopshti zoologjik në Bazel është shtuar edhe me një banor të ri të qafëgjatave. Njoftohet se ka lindur një gjirafë e re me emrin Qëndrim, që po i bën hapat e parë të saj.

Më 27 mars, xhirafat e kopshtit zoologjik në Bazel, kanë fituar një pasardhës të ri. Sipas kopshtit zoologjik të Bazelit, përkundër peshës së tij prej 71 kilogramësh, Qëndrimi ka arritur të ngrihet në këmbë, pas pak më pak se gjysmë ore në këmbë, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Nuk kaloi as një orë e plotë dhe Qëndrimi filloi të thithë tek e ëma e tij, gjirafa Kianga (10).

Të martën ishte hera e parë që Qëndrimi po thithte ajër të pastër. Atje ai gjithashtu u njoh me gjirafën tjetër të lindur në dhjetor, Penda.

Lloji i gjirafës të cilës i takon Qëndrimi quhet Kordofan. Ato gjenden në Çad, Kamerunin Verior, Republikën e Afrikës Qendrore dhe ndoshta, edhe në Sudanin Perëndimor, njofton Shtegu.com. Për shkak të humbjes së mjedisit për jetesë, luftërave dhe gjuetisë në këto zona, ato po bëhen gjithnjë e më të rralla. Ekzistojnë vetëm edhe rreth 70.000 gjirafa që jetojnë në Afrikë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...