Njoftohuni me “Carmelin”, tanku izraelit me inteligjencë artificiale

Date:

Izraeli ka zbuluar tankun e ri “street-fighting” për luftë urbane.

Tanku i quajtur “Carmel” është një mjet automatik ku shumë prej funksioneve të saj kontrollohen përmes Inteligjencës Artificiale. Kjo është edhe përgjigja e Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ndaj leksioneve në Luftën e Gazës së vitit 2014, ku shumë mjete luftarake të Izraelit patën vështirësi që të depërtojnë përmes rrugëve të ngushta të qytetit, raporton „Yahoo News“.

“Carmel” ka peshë prej 35 tonësh dhe ka vend për dy persona. Fotografitë e publikuara në mediat izraelite thonë se makina është më e ngushtë sesa një tank, por e armatosur sikurse një tank.

“Është pothuajse tërësisht autonome dhe pothuajse e padukshme për radarin e armikut”, shkruan “Jerusalem Post”. “Platforma ka teknologji të avancuar, përfshirë edhe armatim modular transparent, mbrojtje aktive bashkëpunuese të gjeneratës së ardhshme, sistem alarmues dhe neutralizues IED si dhe motor hibrid. Posedon edhe dronë taktikë të cilët mund të ndihmojnë në mbikëqyrje dhe zbulim, si dhe aftësinë e sulmit. ‘Carmel’ do të përfshijë edhe një gjeneratë krejtësisht të re të mbrojtjes aktive dhe do të ketë hapësirë për dy persona për të operuar në hapësirë të mbyllur, e në ndërkohë do të jenë në gjendje që të shohin tërë fushëbetejën”.

IDF kohë më parë ka prezantuar tre prototipe gjatë një demonstrimi në Izrael, transmeton Koha.net.

IDF ka theksuar se “Carmeli” nuk është tank. “Është diçka krejtësisht ndryshe nga tanku”, tha Gjeneral Brigade Guy Hasson, shef i Korpusit të Blinduar Izraelit. “Është një platformë që është krejtësisht e re”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...