Njihuni me Pajtim Elmazin: „Djallin nga Tasmania“ që rrëzon gjithçka para vetes
19:22:13 2016-09-24
Pajtim Elmazi tashmë ka startuar me sportin e thai boksit. Deri më tani ka fituar dy tituj kampioni zviceran në unione të ndryshëm. Për humbjet nuk ka shumë njohuri, pasi deri më tani ka humbur vetëm një herë, pak pas muajit të Ramazanit.
„Emri im është Taz. Njësoj sikurse djalli nga Tasmania i serialit `Looney Tunes`“, pohon thai boksieri shqiptar, Pajtim Elmazi nga Amriswili i Zvicrës. Këtë nofkë e ka fituar nga trajneri i tij, Gianfranco Manzan nga Arena Thai Gym në Rorschach. „Pasi gjithnjë bëj marrëzira, por në boks jam i shpejtë“, pohon Pajtimi për „Thurgauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Para dy vitesh, boksieri shqiptar nga Maqedonia e plotësoi ëndrrën e tij fëmijërore. „Gjithnjë kam qenë i dhënë për të ushtruar pas sportit më të ashpër, gjegjësisht thai boksit. Më parë, prindërve të mi u mungonin mjete financiare për këtë, por tani finacohem personalisht“.
Që atëherë, polimekaniku ka zhvilluar dymbëdhjetë meçe. Në njëmbëdhjetë fitoret e tij, gjashtë i ka mposhtur me nokaut. Humbja e parë deri më tani që e ka pësuar, ka qenë pas muajit të Ramazanit. „Thjeshtë, më mungonte energjia“, ka pohuar ai. Por, edhe përkundër kësaj, ai nuk do të heqë dorë nga agjërimi vitin e ardhshëm. „Unë jam mysliam i devotshëm dhe do të pushoj pak pas Ramazanit, para se të ngjitem në ring“. Pajtimi nuk ka frikë nga disfatat. Vetëm para se të ngjitet në ring, atij i krijohet një nervozizëm i pashpjeguar. „Më heret ishte më ndryshe, pasi një javë para dyluftimit nuk mund të flija“.
„Djalli nga Tasmania“ është tepër ambicioz dhe asnjëherë nuk do të dorëzohet para jetës. Ky qëndrim vlen edhe në thai boks dhe deri më tani iu është realizuar. Se si do të vazhdojë më tutje, do të shihet më 24 shtator (sot) në St. Gallen, pasi do të ballfaqohet me kampionin zviceran, për të hapur rrugën për titullin e kampionit europian. Kundërshtari i tij do të jetë një tajlandez nga Gjeneva. „Jam tepër i kujdesshëm. Dua ta fitoj titullin e kampionit europian, e më vonë edhe të kampionit botëror. Atje do të paraqiten në emër të Zvicrës e jo të Maqedonisë“, ka deklaruar Pajtimi.
Pajtimi nuk mendon aspak se aspiratta e tij janë të paarritshme. „Do t`ia dalë, pasi ndjehem i fuqishëm, besoj se nuk do të ketë problem“. Ai është duke shpresuar se edhe thai boks do të mund të sigurojë jetesën.
Pajtim Elmazi është i martuar dhe ka një djal të vogël me merin Anis. „Për bashkëshorten time nuk është çështje e thjeshtë pasi pesë-gjashtë herë në javë unë ushtroj. Por, ajo më përkrahë maksimalisht dhe gjithnjë është e pranishme në betejat e mia dhe e di se unë jam shumë i kujdesshëm“. Së bashku me te njëherë kanë qenë në Tajlandë për të ushtruar: „Aty mësova se si duhet të mbretërojë teknika“, përfundon rrëfimin e tij Pajtimi.