I ndjekur nga shërbimi sekret serb, kosovari therë në qafë bashkatdhetarin

Date:

Foto simbolike

 

 

 

17:37:45             2016-09-24

 

 

 

 

Me sa duket, pa kurrfarë arsye, një person i sëmurë psikisht nga Kosova ka therë me thikë një bashkatdhetar të vetin, në Bäumenheim të Gjermanisë.

 

 

 

Papritmas atij i duket shumë nxehtë. Sapo ishte plagosur me thikë në qafë duke pësuar një plagë tetë centimetra të thellë në qafë, viktima i hipë veturës dhe largohet rreth 800 metra deri te sheshi i Bäumenheimit, duke humbur vetëdijen nga gjakderdhja e madhe. „Çfarë ke bërë tani?“, e ka pyetur babai autorin e dyshuar të krimit. „Doja t`ia prisja kokën“, është përgjigjur autori, ka rrëfyer para trupit gjykues viktima, me një zë drithërues.

 

 

 

Rasti ka ndodhur nëntorin e vitit të kaluar, kur viktima 36-vjeçare kosovare e kishte vizituar një të njohur dhe duke u përshëndetur me te, sulmuesi e therë me thikë në qafë.

 

 

 

Edhe pse viktima pësoi plagë të madhe në qafë dhe humbi shumë gjak, ai kishte arritur të shpëtojë me veturë. Në rastin që viktima u transportua në spital, atij nuk i rrihte më pulsi dhe është dashur të reanimohet. Me ndihmën e një operacioni urgjent, ekipi mjekësor i Klinkës „Donau-Ries“ në Donauwörth, arriti ta shpëtojë kosovarin e plagosur.

 

 

 

Gjykata është duke u përpjekur të zbulojë motivet se çfarë e detyroi autorin të bëjë një vepër të tillë. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një person skizofren, pasi gjatë mbajtjes në paraburgim, ai i kishte shkruar një letër në të cilin veprimin e tij e përshkruante si „reagim spontan, pasi ai ia kishte ngacmuar bashkëshorten dhe ia kishte rrëmbyer fëmijën e palindur“. Mjekëve u kishte thënë se ate është duke e ndjekur shërbimi sekret serb, i cili është duke ia kontrolluar mendimet e veta, ka deklaruar mjeku gjerman Gruber. Që atëherë, ai është duke marrë medikamente antipsikotike.

 

 

 

Sulmuesi i paskrupullt është rritur në Kosovë, ku deri në sulmin e forcave serbe në vitin 1999, ai kishte kryer shkollimin e mesëm. Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte arratisur në Shqipëri, ku kishte vazhduar shkollimin duke filluar studimet në elektronikë dhe kimi, e të cilat nuk arriti t`i përfundojë. Tashmë nëntë vite ai është duke jetuar në Gjermani, ndërsa për herë të fundit ka punuar në një sipërmërrje me orar të caktuar.

 

 
Para Gjykatës, viktima kishte pohuar se sulmuesin e kishte takuar vetëm disa herë, por se me te nuk kishte pasur asnjëherë mosmarrëveshje. Mikja e tij e kishte konfirmuar këtë pohim të tij: „I dashuri im nuk ka pasur probleme me askend, ai nuk është njeri i tillë“.

 

 

 

Ngjarja i ka tronditur që të dy dhe ai nuk përmbahet të dënesë me lot në sy. „Fillimisht mendova se bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist apo diçka e ngjashme“, spjegon ai, fjalët ë të cilit i përcjellë „Augsburger Allgemeine Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Thjeshtë, ai nuk ka pasur kurrfarë arsye për një veprim të tillë.

 

 

 

Edhe sot e kësaj dite, kosovari 36-vjeçar është duke vuajtur nga dhimbjet, pagjumësia, shtypja e lartë e gjakut dhe aktualisht është nën trajtim mjekësor psikologjik. Tashmë e ka humbur besimin tek të gjithë njerëzit, por edhe frikësohet të dalë nga shtëpia, ka raportuar mbrojtësja e vet.

 

 

 

Deri në përfundim të procesit gjyqësor do të kalojnë edhe disa seanca gjyqësore. Po që se sulmuesi vlerësohet si i sëmurë psikik, ai nuk do të dënohet me burg, por do të trasnferohet për një kohë të gjatë në ndonjë klinikë psikiatrike.

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...