Njerëz nga 24 kombe në bord në tragjedinë e Flixbusit, ndër ta edhe një shtetas i RMV

71 Lexime

Të gjitha viktimat e Flixbusit ishin gra

Vetëm më shumë se 29 orë pas përplasjes së tmerrshme të Flixbusit në autostradën gjermane A9, policia publikoi ditë më parë informacionin për identitetin e katër të vdekurve. Viktimat janë të gjitha gra.
Me këtë rast, bëhet fjalë për një grua polake (47), një grua indoneziane (20) që jeton në Berlin dhe një gjermane (20) nga Bavaria. Viktima e katërt është gjithashtu një grua, por ende nuk është identifikuar pozitivisht, thuhet në deklaratën e policisë.

Zëdhënësja e policisë Josephin Sader (33) tha për gazetën „Bild“: “Aksidenti ishte shumë kompleks. Jo të gjithë udhëtarët i kishin kartat e tyre të identitetit nëpër xhepa. Shumë kuleta u zbuluan në autobus pa mundur t’i identifikonin ato”.

Vozitësi (62), zëvendësuesi (53) dhe 48 pasagjerët e mbijetuar janë dërguar në klinika pas aksidentit. Zëdhënësi i policisë Olaf Hoppe (46): „Për fat të mirë, shumica e njerëzve mundën të liroheshin nga spitali të padëmtuar ose pas trajtimit ambulator për lëndime të lehta“.

Disa nga gjashtë pacientët e plagosur rëndë iu nënshtruan një operacioni urgjent menjëherë pas mbërritjes së tyre. Ata janë ende në spital, transmeton portali Shtegu.

Njerëz nga 24 vende u ulën në autobusin nga Berlini në Cyrih: 18 nga Gjermania, 4 nga Afganistani, 3 nga Ukraina dhe Indonezia, 2 secili nga Siria, Peruja, Polonia, Kina, Kroacia, India dhe SHBA-ja si dhe një pasagjer. secili nga Bosnja, Uzbekistani, Rusia, Zelanda e Re, Franca, Republika Çeke, Kanadaja, Italia, Zvicra, Sllovakia, Turqia dhe Irani si dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.