Një grua e panjohur therë me thikë një shtetase maqedonase në Hamburg

58 Lexime

17:50:46               2017-11-29

 

Një shtetase 34-vjeçare me prejardhje nga Maqedonia, të mërkurën është therë me thikë në lagjen e Hamburgut në Gjermani, Jenfeld, nga një grua tjetër deri më tash e panjohur. Motivet e ngjarjes janë plotësisht të paqarta, ndërsa hetimet është duke i zhvilluar komisioni policor gjerman për krime të rënda, thuhet në një kumtesë të policisë gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Shtetasja gjermane me prejardhje nga Maqedonia është therë me thikë në pjesën e sipërt të trupit dhe menjëherë është dërguar në spital.

 

Ajo ka qenë në gjendje për t` ju treguar policëve se autori i rastit është një grua tjetër. Një kërkim i sulmuesit me helikopter deri më tani ka qenë i pasuksesshëm. Policia gjermane nuk ka mundur të spjegojë se në çfarë raporti kanë qenë viktima dhe sulmuesi.

 

E plotësuar:

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën „Rodigallee“, ndërsa policia gjermane është duke hetuar me mobilizim të madh pas sulmuesit. Rreth orës 09.30, policia gjermane është alarmuar se në një shtëpi në Jenfeld është shkaktuar zënkë e përgjakshme. Me këtë rast, një grua e ka therë me një mjet të mprehtë një tjetër 34-vjeçare. Viktima ka mundur të arratiset në ballkon, duke kërkuar ndihmë. Një kalimtare e rastit e ka vërejtur situatën dhe menjëherë e ka alarmuar policinë. Sulmuesi është arratisur menjëherë, siç duket në drejtim të qendrës së qytetit. Arma me të cilën është sulmuar shtetasja maqedonase, ka mundur të sigurohet nga policia, ndërsa viktima është dërguar në spital por nuk është në rrezik për jetë. Policia është mobilizuar me disa patrulla policore por edhe me një helikopter dhe deri më tani nuk ka pasur sukses.

 

 

 

Tani, policia gjermane është duke kërkuar ndihmë nga dëshmitarët evetntualë të rastit. Bëhet fjalë për një grua të moshës 25 deri 30-vjeçare, përafërsisht 1,75 e gjatë, trup të hollë, me pantallonë dhe bluzë të zezë, me palto të kaltër dhe një shall të zi. (Shtegu.com)