Maqedonasi i dehur „çykë“ dhe pa patentë shoferi i ndihmon bashkatdhetarët, por pëson keq

Date:

13:01:44                   2017-11-29

 

 

Një shtetas 30-vje$ar maqedonas ka dashur të ndihmojë në një avari të një automjeti tjetër. Por, ai ka qenë i dehur tapë dhe pa patentë shoferi.
Të hënën, rreth orës 23.15, një shtetas maqedonas ka dashur tu vijë në ndihmë disa bashkatdhetarëve gjatë një avarie të automjetit të tyre në një rrugë regjionale gjermane. Ata paraprakisht kishin mbetur në rrugën kryesore të Heroldsbergut me veturën e tyre, thuhet në një komunikatë të polcisë gjermane, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Për shkak të avarisë së veturës ishte njoftuar edhe policia gjermane. Policët menjëherë kanë hetuar erë kundërmuese të alkoolit tek shtetasi maqedonas që ishte ndalur për të ndihmuar. Një test alkooli ka dëshmuar se ai në gjak ka pasur një vlerë prej më tepër se 0,7 promila alkool. Gjatë kontrollit të mëtutjeshëm, është kosntatuar se personi në fjalë nuk ka pasur patentë shoferi përkatës, duke u legjitimuar vetëm me një patentë shoferi maqedonas.

 

Pasi ai në Gjermani ka jetuar më tepër se një vit, patenta e tij nuk ka qenë e vlefshme dhe është dashur të nostrifikohet që më herët. Në këtë mënyrë, ai do të ballafaqohet me procedurë penale për shkelje të rregullave të komunikacionit në gjendje të dehur dhe ngasje të veturës pa patentë shoferi. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...