Nga tridhjetë ndeshje, vetëm Shtutgarti ia humbë 50 mijë euro

Date:

Nëse nuk ke fat në lojë, do të kesh fat në dashuri
Zakonisht kur humbet basti, zemërimi luan rolin kryesor, e posaçërisht kur bëhet fjalë për të holla. Por, kur bëhet fjalë për shumë të holla dhe në fund bën një gabim të vogël, atëherë vërtetë është një zemërim shumë i madh. Kështu i kishte ndodhru një tifozi të futbollit nga Sindelfingeni i Gjermanisë i cili javëne kaluar kishte luajtur dy tikete me nga tridhjetë ndeshje, me një pagesë prej vetëm dhjetë euro. Tifozi i flaktë gjerman pothuajse i qëlloi që të tridhjetë ndeshjet, me përjashtim të njërës e kjo ishte ndeshja e Shtutgartit, qytet ky i cili larg tij është vetëm sa një hedhje e gurit, shkruan „huffingtonpost.de“. Lojtari e kishte luajtur ndeshjen në mes të Shtutgartit dhe Mainz në favor të mysafirëve pasi Shtutgartit nuk i kishte besuar aq shumë sepse momentalisht gjendet nga fundi i tabelës. Por, për fat të keqin të tij, nikoqirët e kishin fituar ndeshjen me rezultat 2:0 dhe me këtë rast, atij i humbasin 50 mijë euro. Zakonisht thuhet se fati i keq në lojë, të sjellë fat në dashuri. T`i urojmë pra këtij tifozi fat në dashuri.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...