Nga TOP100 kompani, “Dauti-Komerc”, rangohet në vendin e dytë

Date:

Në bazë të parametrave dhe suksesit financiar, kompania “Dauti-Komerc”, u rangua në vendin e dytë të këtij edicioni të TOP100 të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore. Çmimin kompanisë ia ndau kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa e pranoi Hamim Dauti, drejtori “Dauti-Komerc”- Shkup.

Në kontinuitet “Dauti-Komerc”, rangohet ndër pesë kompanitë më të suksesshme në Maqedoninë e Veriut, në bazë të neto fitimit, pjesamrjes rajonale, avancimin e kuadrove në karrierë, rritjen e konkurencës dhe investimeve kapitale.

Për këtë viti ka shënuar qarkullim vjetor prej 60 milionë euro, neto fitim 1.6 milion euro, numri i të punësuarëve 361, export 2 milionë euro dhe investime 1.2 milion euro.
Ngjarja TOP 100 shënon një moment vlerësimi dhe shpërblimi për kompanitë më të mira, duke theksuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme dhe rëndësinë e tyre në nxitje të konkurrencës, por edhe në krijimin e një standardi më të mirë jetësor për qytetarët e vendit tonë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore vitin 2023 e përmbylli me organizimin e ngjarjes tradicionale të saj TOP-100 për të trembëdhjetën herë radhazi, duke e kremtuar së bashku suksesin e kompanive në vend, si dhe kontributin e tyre për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...