Nga fundi i javës do të jetë shumë më ftohtë në Zvicër

Date:

Kushdo që shpreson për temperatura më të larta pas vitit të ri, do të zhgënjehet. Java ka filluar e ftohtë dhe do të bëhet akoma më e ftohtë. Nga e premtja, Zvicra kërcënohet me ditë të akullta. Nëpër shumë vende në rrafshina duhet llogaritur për reshje dëbore.

Për sa i përket motit, deri më tani viti 2021 nuk sjell shumë risi: Mbetet mot i ftohtë dimëror. Sidomos gjatë natës kur në ditët në vijim, sipas SRF Meteo, priten temperaturat e ngrirjes prej -7 deri -2 gradë. Kështu që preferohet kujdes më i madh në trafik, pasi priten ngrica në rrugë.

Të hënën, gjatë gjithë ditës termometri ngrihet vetëm pak mbi pikën e ngrirjes: Në Lucern është 1 gradë, në Bazel dhe Gjenevë 2 gradë, kryesisht me re dhe mjegull të lartë, por pa reshje. Në Graubünden dhe Valis, me rrezet e diellit të rastit mund të arrihet deri në 3 gradë. Në Tiçino, ku temperatura është 4 gradë, pritet shi, transmeton Shtegu.com.

Sipas MeteoNeës, në ditët në vijim temperaturat do të mbeten të ulëta dhe pritet të jetë edhe më ftohtë. Të mërkurën nëpër rrafshina mund të bjerë përsëri dëborë, veçanërisht në Bern, Aargau, Cyrih dhe zonat qendrore dhe lindore të Zvicrës. Kah fundi i javës do të jetë përsëri me diell.

Siç parashikon SRF, mund të ketë edhe ditë të akullta që do të thotë se gjatë gjithë ditës temperaturat do të qëndrojnë nën 0 gradë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...