Në Zvicër arrestohen dy shtetas nga Maqedonia

Date:

11:36:22              2018-01-05

 

Policia zvicerane e Kantonit St.Gallen, paraditen e së enjtes ka kontrolluar një lokal në Wil. Me këtë rast janë arrestuar katër persona.
Pas marrjes së një informate, policia zvicerane ka kontrolluar paraditen e së enjtes një lokal në rrugën „Hubstrasse“ të Wilit. Aty kanë punuar në mënyrë ilegale dy shtetase të huaja. Sipas një komunikate të policisë të cilën e përcjellë Shtegu.com, në lokal janë arrestuar një shtetase 28-vjeçare serbe dhe një 24-vjeçare boshnjake. Që të dyja nuk kanë pasur venbanim në Zvicër. Gjithashtu është arrestuar edhe një person 61-vjeçar dhe një tjetër 39-vjeçar, që të dy me shtetësi maqedonase. Sipas policisë, të dy maqedonasit jetojnë në rrethinë të St.Gallenit.

Përpos kësaj, policia ka konfiskuar edhe disa lap-top, me të cilat janë realizuar lojëra ilegale të fatit, si dhe pajisje tjera elektronike dhe dokumente. Tani duhet llogaritur në masa përkatëse penale, si dhe shkelje të Ligjit për të huajt. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...