Edhe New York Times reagon për foshnjen e urryer në Austri

Date:

12:20:34                 2018-01-05

 

 

 

Si kundëriniciativë e „mirëseardhjes“ së neveritshme austriake për foshnjen e parë të lindur në këtë vit në Vjenë të Autrisë, sekretari gjeneral i Caritasit austriak ka inicuar një apel për eleminimin e urrejtjes ndaj foshnjes Asel. Apeli i tij është shpërndarë rreth 10.000 herë. Por, ai tash është jashtë përdorimit.

 

Sipas një artikulli të gazetës austriake „Heute“, foshnja e parë e lindur në këtë vit në Vjenë, quhet Asle. Ajo u lindë më 01.01.2018 në orën 00.47. Ende pa i mbushur 24 orë në këtë botë, ajo dhe prindërit e saj e ndjenë mënyrën brutale se në çfarë bote është lindur. Një urrejtje e jashtzakonshme e goditi familjen e re. Arsyeja ka qenë prejardhje familjes nga Turqia, ndërsa nëna e re mbante në kokë një shami. Për fat të mirë, foshnja e porsalindur nuk ka kuptuar asgjë nga situata.

 

Shumica e lexuesve i kanë uruar çiftit të ri lindjen e foshnjes. Por, shumica e të tjerëve janë zbrazur ndaj familjes me urrejtje të paparë, duke e ofenduar e fyer në mënyrë të ashpër, bile disa i kanë uruar edhe vdekjen.

 

Me këtë rast, sekretari gjeneral i Caritasit austriak, Klaus Schwertner ka inicuar një kundëriniciativë, e cila pas 24 orëve është komentuar rreth 10 mijë herë dhe shpërndarë 9 mijë herë. Bile edhe gazeta amerikane „New York Times“ e ka përkrahur aksionin e Schëertnerit.

 

„Nuk dua ta pranoj në këtë mënyrë lindjen e një foshnje dhe për këtë qëllim jam duke grumbulluar komente me urime, lajme të mira dhe mirëpritje të foshnjes dhe prindërve të tyre. Këto komente dua t`i shtypë të gjitha dhe t`ia dorëzoj familjes. Unë i dëshiroj një mirëseardhje të vërtetë foshnjes Asel. Kush është me mua?“, ka qenë apeli i Schwertnerit.

 

Dy ditë më vonë, shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg e ka deaktivizuar postimin e tij pa paralajmërim, shkruan në llogarinë e tij në Facebook Schwertner. Ai ka postuar një përmbajtje tjetër duke e pyetur shefin e Facebookut përse postimi i tij me tiutll #floëerrain është fshirë. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...