Në vend të drogës, maqedonasit i shesin pampersa për fëmijë

62 Lexime

13:08:11                    2017-07-03

 

 

 

 

 

Dy shtetas maqedonas dhe një boshnjak kanë tentuar të realizojnë një tregti të papastër: Në vend të marhuanës, ata kanë ofruar pampersa për fëmijë.

 

 

 

 

Që të tre personat e moshës 23, 25 dhe 27-vjeçare, kanë planifikuar se padrejtësia do të fitojë kësaj radhe, duke u munudar ta mashtrojnë një shtetas turk. Në vend të një sasie të caktuar të marhuanës sipas marrëveshjes, „trafikantët e drogës“ i kanë ofruar një pako përplot pampersa, shkruan e përditshmja austriake „Heute“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Në vendin e caktuar për pranim-dorëzim, në pikën e karburanteve në Trübensee (rrethina Tulln), është dashur shpejt të realizohet marrëveshja. Por, turku nuk e bleu mallin aq thjeshtë, pasi e hapi dhe vërejti se çfarë i kishin përgatitur të dyshuarit. Të tre personat ia grisin sakon turkut, duke ia plaçkitur edhe katër mijë euro dhe arratisen me të shpejtë.

 

 

 

 

Ndodhi ajo që nuk e kishin paramenduar tre të dyshuarit: Turku i paraqiti në polici, duke ngritur kallëzim penal ndaj tyre. Që të tre trafikantët amatorë u ndaluan dhe u arrestuan, ndërsa tashmë kanë dalë edhe para drejtësisë austriake.

 

 

 

Dënimi i Gjykatës së rrethit të Sankt Pölten është me sa vijon: 33 muaj, 36 muaj dhe 40 muaj burg. Vendimi gjyqësor është i plotfuqishëm.