Në përkujtim të Harun Aliut

Date:

2019-07-18

 

Në përkujtim të Harun Aliut

 

Herën e fundit që kam qenë në Librazhdin e vogël, por tepër simpatik, ishte viti 1998 me dëshmorin Komandant Kushtrimin, Harun Aliun. Me Harunin kemi ecur në këmbë 40 km nga Struga në Librazhd natën me armatim në dorë. Haruni ishte shumë i lodhur atë ditë sepse ishte pa gjumë dhe u rrëzua disa herë rrugës së errët, por ringrihejë shpejt sikur kujtohej se i ka borxh Shqipërisë të jetë në këmbë. Pasi kaluam kufirin patëm rastin të bisedonim më lirshëm rrugës dhe zbulova tek Haruni një djalë tepër të matur, të vendosur dhe të pjekur politikisht. Kur mbërritem, më në fund, në Librazhd dhe u vendosem me një hotel të vogël, ai para se të flinte bëri ca ushtrime fizike. Po kështu e takova edhe më vonë gjatë luftës ku në orët e pushimit ai pregatitej fizikisht dhe teorikisht (duke lexuar). Dukej sikur pregatitej rregullisht për Shqipërinë, sikur kushtrimi të ishte një jehonë e përjetshme në veshët e tij. Haruni para ca dite kishte datën e martirizimit. Ai lindi për të jetuar përjetësisht në historinë e Shqipërisë. Më kishe bërë qysh atëherë xheloz, Harun. Sot po vdes nga xhelozia ndaj madhështisë tënde. S’të arrijë dot.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...