Në një aksident komunikacioni, lëndohen tre kosovarë

Date:

19:41:33              2016-07-08

 

 

 

 

 

Një kosovar 18-vjeçar, me Audinë etij A8 e ka humbur kontrollin me veturë duke u futur në pyll. Me këtë rast, janë lënduar edhe dy bashkëmoshatarët e tij

 

 

 

Kosovari ende nuk është vozitës me përvojë, pasi vetëm dy muaj më parë e kishte marrë patentën e shoferit. Por, kjo gjë nuk e ndaloi që natën e së enjtes, rreth orës 21.20, me veturën e tij Audi A8 të vozitë me shpejtësi të madhe në relacionin Wohlen për në Bremgarten, thuhet në një komunikatë të policisë kantonale zvicerane, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Rruge, e cili kalon nëpër pyll ka qenë e ngushtë, pohon policia, ndërsa duke dashur të mënjanojë përplasjen me një veturë tjetër që ka qenë duke ardhur nga ana e kundërt, kosovari e humbë kontrollin mbi veturë dhe futet në pyll. Me fuqi të madhe ai përplaset me disa drunj dhe që të tre personat pësojnë lëndime. Ndihma e shpejtë i ka dërguar menjëherë në spital, por nuk ende dihet shkalla e lëndimeve të të rinjve, ndërsa vetura ka pësuar dëm total.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...