A KANË FUND EKSPERIMENTET NË ARSIM NË R.M. ?!

98 Lexime

Ajrulla Emini

 

 

 

19:15:40               2016-07-08

 

 

 
Pasi te mbarosh fakultetin dhe gjithe ato provime duke diplomuar ne nje lemi te caktuar arsimore, po pate fat per tu punesuar, do te duhet të rifillosh edhe shumë „fakultete“ tjera sepse diploma qe ke fituar nuk mjafton !
Sipas njerezve qe sjellin ligje ne RM, do te duhet një vjet si mësues fillestar nen mbikqyrjen e mentorit-arsimtar te pregaditesh per dhenien e provimit shtetëror,pasi ta japish kete provim (nese ke fat duhet ta japish kete provim pas një viti mbikqyrjeje nga kolegu-mentor) me plotesimin e ri të ligjit per arsim fillor dhe te mesem do te duhet të vijosh Akademin Pedagogjike per tu licencuar me licence per arsimtar i lendes per te cilen veq e ke mbaruar fakultetin dhe para komisioni shtetror ke dhënë edhe provimin shtetëror nen mbikqyrjen e kolegut mentor !
Në nderkohë per deri sa vijon keto shkollime shtese do duhesh te percjellish edhe shume e shume seminare e trajnime per projekte te ndryshme arsimore,do te duhet te kujdesesh per administraten qe ajo te mbahet ne dy gjuhe (vlen per te tjeret jo per maqedonet),te kujdesesh per mirmbajtjen e dy ditareve ate klasik edhe ate elektronik,dhe te kesh nje rimorkio per ti ruajtur gjithe ato dokumente nga puna e perditshme per ti a prezentuar atyre qe shpesh do te inspektoj gjate gjithe kohes per deri sa je duke e ushtruar detyren e mesuesit !
A ka more dikush me mend ne kete shtetin tone tu thote mjaft me ketyre marrëzirave, mjaft më njerezve qe nuk kane as një ditë përvoje pune me nxënes ti japin drejte vetes qe te „thone“ se si dhe sa duhet te arsimohen mesuesit !
Koha e fundit te ngrejnë zerin te gjithe ata profesor univerzitar puna e te cilave nënçmohet dhe përdhoset me obligimet shtes per ti riarsimuar studentet e tyre per te cilet ata kane deshmuar me dhenie te provimit te diplomes se ata studente jane te aftesuar per lemin e caktuar !
Çka do të mund të na „mesojnë“ më teper „ekspertet“ ne ministri më shume se profesoret univerzitar ?
Po cili minister,deputet apo keshilltar politik qe s’ka mbajtur asnjehere ditar ne dore mund te jetë më ekspert se nje mesues me mbi 20 vjet pervoje pune !
Sjellja e ligjeve gjithmonë nga ata qe i sjellin arsytohen me permersimin e procesit arsimor,mirepo jemi deshmitar se gjithe keto ndryshime kane sjell vetem huti tek te gjithe palet e involvuara ne mënyrë direkte ne procesin arsimor,sigurisht qe ka nevoj kohe pas kohe per ndryshime dhe freski po ato me se miri i dijne vete mesuesit,prinderit po pse jo edhe nxenesit,por keto kategori as qe i pyet ndokush per mendimet dhe nevojat e tyre,perderisa nuk kerkojn mendimet tona ne do heshtim mirepo edhe eksperimentimit te ketillë do te duhet ti themi NDAL !
P.S Nuk e permenda testimin ekstern vjetor sepse ajo eshte kaptin ne vete !