12:33:29 2016-04-04
Gjatë një zënke në qendrën strehimore për refugjatë në Bonn-Bad Godesberg të Gjermanisë, mbrëmjen e së dielës është vrarë një shqiptar. Policia gjermane ka arrestuar dy të dyshuar.
Bëhet fjalë për një shqiptar 32-vjeçar, i cili është therë me thikë, ndërsa mjeku kujdestar nuk ka arritur ta shpëtojë.
Sipas hetimeve të para, rreth orës 19.000 suhte shkaktuar një zënkë në mes tre banuesve të qendrës strehimore, me ç` rast një person isdhte lënduar rëndë nga plagët e shkaktuara me thikë. Ekipet kujdestare ishin përkujdesur për viktimën, por plagët kanë qenë aq të rënda sa që shqiptari nuk ka mundur tu mbijetojë. Motivi i zënkës mbetet ende i paqartë, njofton „Bonner Rundschau“, transmeton „Shtegu.com“.
Shërbimi i sigurimit i qendrës, e cila njihet si qendër e qetë, ka arritur t`i ndalojë sulmuesit dhe kur në vendngjarje ka arritur policia, ata kanë qenë të gatshëm për tu arrestuar.
Hetimet e mëtutjeshme do të duhet të dëshmojnë se sa persona të tjerë kanë qenë të armatosur. Polcia është duke punuar në ndriçimin e plotë të rastit.

