Në Francë vritet një shqiptar 19-vjeçar në rrugë
Një shtetas shqiptar 19-vjeçar u qëllua për vdekje të dielën vonë pasdite, 20 prill 2025, në Avenue Charras në Clermont-Ferrand, jo shumë larg stacionit të trenit SNCF
Sulmuesi ka qëlluar nga një veturë përpara se të largohej, transmeton portali Shtegu. Viktima, pa precedentë penalë, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Edhe pse zona është e njohur për aktivitete të trafikut të drogës, hetuesit nuk kanë krijuar ende ndonjë lidhje me këto rrjete. Divizioni i Krimit të Organizuar dhe të Specializuar të Policisë Kombëtare (DCOS) është përgjegjës për hetimet.