Hetuesit belgë kanë zbuluar një bandë trafikantësh, të cilët besohet se kanë dërguar shqiptarë në Britani të Madhe, të fshehur në kamionë.
Sipas zyrës së prokurorit publik të martën në Bruksel, shtatë të dyshuar u arrestuan në Belgjikë para Krishtlindjeve. Kontrabandistët i kanë marr viktimat e tyre nga Shqipëria për në Belgjikë, ku ata prisnin në hotele për trafikimin e tyre, shkruajn mediat e huaja, përcjell Shtegu.com.
Këtë e kanë dëshmuar hetimet e deritanishme. Drejtuesit e dyshuar të bandës u zbuluan edhe në Britani të Madhe. Përveç shtatë shqiptarëve të arrestuar në Belgjikë, policia britanike raportohet se atje arrestoi kreun e organizatës dhe dy anëtarë të tjerë të bandave. Tre të dyshuar të tjerë u arrestuan në Greqi, Itali dhe Mal të Zi. Belgjika ka kërkuar ekstradimin e tyre.

