Ndikuesja Zara Secret, alias Zara Todil (26) nga Frankfurt am Main, aktualisht është në një udhëtim të zgjatur pushimesh. Të enjten, ajo përjetoi një aventurë të vërtetë ndërsa po merrte autobusin nga Republika Ballkanike e Malit të Zi për në Kosovë
Autobusit, me të cilin ajo dhe një shoqe nga Mali i Zi kanë dashur të udhëtojnë në Republikën e Kosovës, i janë dashur rreth gjashtë orë udhëtim, shpjegoi 26-vjeçarja të enjten pasdite në një histori në Instagram, para fillimit të udhëtimit.
Gjatë udhëtimit, ajo kontaktoi më shumë se 200 000 ndjekësit e saj me disa histori.
Siç njoftoi banorja e Frankfurtit me rrënjë turke, udhëtimi doli të ishte gjithçka, por jo i rehatshëm. Në autobus nuk ka pasur kondicioner, por shumë miza.
Vozitësi i autobusit „gjatë vozitjes pothuajse ra në gjumë. Dhe ne kaluam mbi një urë vdekjeprurëse“, tha Zara Secret për udhëtimin e saj aventurier, informon portali Shtegu.
Në një histori të mëvonshme në Instagram, ajo tregoi një fotografi të urës që tregonte se stabiliteti i strukturës nuk duket të jetë plotësisht i garantuar. „Ne menduam se do të vdisnim“, shkroi gruaja nga Frankfurti.
Buzëqeshja e vendosur në shkrimin e saj, tregon se Zara Secret e mori me humor aventurën e saj me autobus. Me sa duket kjo ishte edhe për faktin se ajo ishte në gjendje të kishte një përvojë shumë pozitive të mirëkuptimit ndërkombëtar në autobus.

