Ndeshja vendimtare të shtunën – „Të jesh apo të mos jesh“ për FC Prishtina Bern

Date:

20:28:58                    2019-05-27

 

Ekipi futbollistik shqiptar FC Prishtina Bern, me sukses është duke i mbrojtur ngjyrat në Ligën e dytë ndërrajonale të Zvicrës në grupin e tretë. Të shtunën do të jetë ndeshja vendimtare e saj për të siguruar ekzistencën në këtë ligë, ku është duke garuar me sukses për disa vite me radhë. Kundërshtar do të jetë ekipi i FC Lerchenfeld nga Thuni, i cili ka një pikë më pak se FC Prishtina Bern dhe radhitet në pozitën e 12-të tabelës së klasifikimit, ndërsa futbollistët shqiptarë gjenden në pozitën e 11-të.

Tre xhiro para fundit të kampionatit, FC Prishtina duhet të fitojë në çdo mënyrë që të sigurojë ekzistencën në ligë, ndërsa po që se Lerchenfeld e humb këtë ndeshje, për këtë ekip nuk do të ketë shpëtim.

E përditshmja „Thuner Tagblatt“ i ka kushtuar një artikull të tërë kësaj ndeshje, duke e quajtur ekipin shqiptar si ekip migrantësh, informon Shtegu.com.

Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin Bodenweid në Bernë, të shtunën në ora 19.00, ndërsa pritet përkrahje e madhe e bashkatdhetarëve tanë që në momentet më të vështira i gjendeshin pranë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...