Kompania shqiptare ofron gardh falas në vendin ku Zeneli e humbi jetën

Date:

10:54:11                      2019-05-28

 

 

Deklaratat emocionuese të babait (44) të Zenelit katërvjeçar të mbytur në Möriken-Wildegg AG, ka tronditur shumë lexues të „Blick“ duke përfshirë edhe një gardhpunues shqiptar 27-vjeçar nga Cyrihu. Ai ka shprehur dëshirën që të përmbushë kërkesën e të afërmve që vendi i aksidentit tani të bëhet më i sigurt.
Kur Valmir Emini (27) lexoi për dramën e Zenelit të vogël, ai u trondit thellë. Sidomos kur babai Asman M. (44), në vendin e aksidentit në Möriken-Wildegg AG, kërkoi që në të ardhmen të vendoset një gardh, në mënyeë që asnjëherë më të mos mbytet ndonjë fëmijë gjatë lojës pranë lumit.

Valmiri për „Blick“ ka deklaruar: „Kam një sipërmarrje për rregullim gardhesh dhe në këtë vend ofroj një gardh falas, informon Shtegu.com. Diçka si kjo nuk duhet të ndodhë kurrë më. „Pronari i `Zaunprofis GmbH` në Wetzikon ZH dëshiron të instalojë gardhin me menaxherin e tij të projektit dhe bashkëpronarin e tij falas.

Valmiri nuk dëshiron ta reklamojë sipërmarrjen e tij. Motivi i tij: „Fati i Zenelit më ka tronditur thellë. Dhe nëse banorët mund t’i ndihmoj që t`i sigurojnë fëmijët e tyre në të ardhmen, atëherë arrihet qëllimi“.

Por, projekti ende mbetet një ofertë. „Blick“ ka kontaktuar pronarin e truallit ku ka ndodhur aksidenti, ai nuk ka dekalruar asgjë – njësoj sikurse edhe përgjegjësi.
„Sigurisht që është jashtëzakonisht tragjike që një djalë i vogël është dashur ta humb jetën në Aabach. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta të afërmve të tij“, ka deklaruar kryebashkiaku Hans-Jürg Reinhart (61, SVP). Ai shton: „Nëse konstatohet se djali ra në lum nga trualli i komunës, ne do të marrim parasysh çdo masë strukturore“.

Po që se Zeneli ka rënë në lum nga vendi ku nuk ka gardh, pronari i truallit e ka fjalën e fundit që pritet të jetë pozitive.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...