Ndërron jetë dhëndrri shqiptar i plagosur në Gerlafingen
18:46:50 2017-02-21
Shqiptari i cili të hënën u plagosë rëndë në Gerlafingen të Zvicrës nga vjehrri i vet 54-vjeçar, ka ndërruar jetë në spital.
Ai nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe natën e së martës ka ndërruar jetë, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“, ndërsa të njëjtën gjë e konfirmon edhe një komunikatë e policisë zvicerane, të lëshuar paraditen e së martës.
Zënka në mes vjehrrit dhe dhëndrrit ishte shkaktuar paraditen e së hënës në rrugën „Bahnhofstrasse“. Me këtë rast, A.A. ka marrë plagë të rënda nga një plumb i shkrepur.
Autori i dyshuar, një shtetas zviceran 54-vjeçar, tashmë është në paraburgim. Pas kryerjes së veprës, ai personalisht është dorëzuar, ndërsa edhe vetë ai e kishte thirrë ambulancën.
Rasti ka të bëjë me keqtrajtimin e bashkëshortes së vet nga i ndjeri, të cilën dyshohet se e ka kërcënuar dhe rrahur. Kur e bija e kishte thirrë babain për ndihmë në telefon, ai kishte shkuar i armatosur në Gerlafingen. Këtë e ka pohuar i biri i 54-vjeçarit, i cili gjithashtu ishte arrestuar, por më vonë ishte liruar nga policia.