Ndërgjegjja e vozitësit shqiptar në Zvicër mahnitë bashkatdhetarin

Date:

Afrim Aliu

 

 

 

 

17:06:52        2016-09-10

 

 

 

 

 

Në shtetin e Zvicrës, tashmë nuk është çudi të dëgjosh gjithandej të flitet gjuha shqipe. Nëpër spitale, ambulanca, shkolla, fakultete, ministri, ushtri e shumë e shumë institucione të tjera. Është ky një argumnet se shqiptarët në Zvicër janë integruar në mënyrë të përsosur dhe kanë poste të ndryshme nëpër institucionet zvicerane. E gjithë kjo është arritur përmes punës serioze dhe disiplinës së madhe, për të cilën mahniten shumë vizitorë nga jashtë. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe aktivistit dhe veprimtarit shqiptar nga SHBA-të, bashkatdhetarit tonë nga Shkupi, Esat Ahmeti i cili është duke qëndruar për vizitë private në Zvicër. Në një postim të tij në Facebook, ai është mahnitur nga sjellja e kushëririt të vet, Afrim Aliut, i cili tashmë e disa vite në Zvicër është duke punuar si vozitës i tramvajit dhe autobusit të transportit urban në kryeqytetin helvet të Bernës. Ajo që i ka lënë më së tepërmi përshtypje është ndërgjegja e Afrimit për t`ia paguar biletën kushëririt, edhe pse në autobus nuk ka pasur njeri, një veprim i cili në trojet ballkanike anashkalohet me arsyetimin: „Hajt se organet kontrolluese nuk të bëjnë gjë pasi je me mua“. Nga ana tjetër, Afrimi është punëtor i zellshëm dhe gjithnjë i buzëqeshur me udhëtarët, të cilët kanë një simpati të madhe ndaj tij. Në një rast, në tramvajin të cilin po e ngiste ai, hipë edhe kryetarja e Konfederatës zvicerane, organi më i lartë shtetëror. Natyrisht se emocionet e tij ndryshojnë, duke pasur parasysh respektin ndaj një personaliteti kaq të madh. Por, për çudi të madhe të tij, ajo kishte hipur e vetmuar, pa ndonjë përcjellës sigurie, si një qytetare e thjeshtë. I mahnitur nga kjo pamje, ai e pyet një zviceran në afërsi: A e pa se kush hipi tash në tramvaj?! Ai i përgjigjet: „Jo, kush“ ?!, „Kryetarja e shtetit“, i spjegon Afrimi, duke menduar se zvicerani do të mahnitej. „Shumë gajle madhe, as që e di se kush është kryetare e shtetit“, ia kthen zvicerani duke vazhduar qëndrimin e tij indiferent ndaj ngjarjeve përreth tij, përcjellë „Shtegu.com“. Në vazhdim po e postojmë edhe përjetimin me shkrim të Esatit, i cili ka shkruar:

 

 

 

 

 

14257657_10210408204100872_7638361911368909967_o

 

Esat Ahmeti
„Bashkatdhetarë, në fotografitë e mëposhtme dua të ndajë ndjenjën e rregullit(diciplinës). Afrimi (sa emër i bukur i djalit të axhës), i cili punon në transportin publik të Bernës, për të mos më lënë të mërzitem në banesë, më ftoi në një shëtitje me autobus të cilin e drejtone. Edhepse i kam 30 vite në Perëndim, ende „koka, kryet“ më ka mbetur në Ballkan. Ky shofer me siguri do të udhëtojë pa pagesë. Punën e parë që bëri pagoi biletën për mua. (Prapë mendja e arnautit“ është veç vetë në autobus e po paguan biletë, thashë në vetëvete). Në stacionin e fundit ku është i detytuar të bëjë pushim, bëmë sa fotografi. Në fund të këtij fotoreportazhi do të shihni rregullin i cili një ditë do të arrijë edhe në tokat tona, por pasi të largohen „doktorat e shkencave të politikës, ndërtimtarisë, infrastrukturës, gjuhës, historisë“ e të gjitha lamive të jetës“ të diplomave të marra në emër të LUFTËS……..Ndoshta një ditë do të arrijë të shohë këtë ndërgjegjje njerëzore edhe tek vëllezërit e mi në Shqipërine time të dashur, që sot është aq e brishtë“, përfundon shkrimin e tij Esat Ahmeti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...