NATO, edhe 4 vende pritet të miratojnë Protokollin (VIDEO)

Date:

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, nuk është dhuratë por sukses i merituari mëritur. Pas ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO nga SHBA-ja, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se, obligim primar i çdo qeveria përgjegjëse është ta mbajë vendin e mbrojtur dhe sigurt.

Të gjithë ne e dimë se sa të këqija ishin situatat para dy vite e gjysmë. Shtet i izoluar, menaxhim ndërkombëtar i krizës politike të brendshme, konfrontim i fuqishëm brenda shtetit, NATO dhe BE ishin emra imagjinar, kishim kritika edhe nga shtypi i brendshëm dhe ai ndërkombëtar për media të jo të lira, për institucione të kidnapuara për frikë dhе pasiguri”-tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Pas SHBA-së, ratifikimin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duhet ta përfundojnë edhe katër shtete, Franca, Spanja, Holanda dhe Islanda. Franca e ka kaluar protokollin në Senat, ndërsa tani duhet ta ratifikojë edhe në Kuvend.

Vendi i fundit që do të ratifikojë protokollin është Spanja. Kjo për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen atje. Nëse zgjedhjet shkojnë sipas parashikimeve, atëherë, Kuvendi spanjoll duhet të konstituohet më 3 dhjetor. Ditën kur fillon samiti i Londrës i cili do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor. Ministrja e mbrojtjes Shekerinska, tha se nga Spanja nuk ka asnjë arsye tjetër për vonesën e ratifikimit të protokollit. Pas përfundimit të ratifimikimit të protokollit në të gjitha vendet anëtare, i njëjti duhet të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë. Më pas vendi bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

/Alsat

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...