Mohimi i statusit të refugjatëve për kosovarët në Zvicër është i ligjshëm
17:24:12 2019-05-10
Gjykata federale administrative zvicerane e ka hedhur poshtë ankesën e një shtetasi kosovar që kishte luftuar kundër tërheqjes së statusit të refugjatit dhe anulimin e azilit. QAktualisht, situata në Kosovë është mjaftueshëm stabile, saqë kosovari nuk ka më nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Vendimi i gjykatës federale administrative ishte dhënë në fund të janarit 2015. Atëbotë, ajo kishte ardhur në përfundim se situata politike në Kosovë ishte stabilizuar dhe kishte ndryshuar rrënjësisht, sidomos për shqiptarët ishte përmirësuar. Gjykatësit kanë përfunduar se nuk do të jenë më në dispozicion arsyet që kosovarët kanë qenë të njohur si refugjatë në Zvicër gjatë luftës. Me këtë vendim, për herë të parë u konfirmua mohimi i statusit të refugjatit nga Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM), për personat nga Kosova me përkatësi shqiptare.
Të premten, Gjykata Federale Administrative ka publikuar një tjetër vendim të tillë. Përsëri, ajo hedh poshtë ankesën e një qytetari të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, i cili në vitin 1990 kishte marrë azil në Zvicër. Në atë kohë, Kosova kishte një status të veçantë dhe i përkiste Republikës Socialiste të Serbisë, e cila nga ana e saj formoi Jugosllavinë me republikat e tjera. Heqja e statusit të refugjatit dhe revokimi shoqërues i azilit është i justifikuar, kanë vendosur gjykatësit administrativë të St. Gallenit.
SEM kishte revokuar statusin e refugjatit të aplikantit në qershor 2015 dhe njëkohësisht kishte anuluar azilin e tij. Në thelb, ajo arsyetoi vendimin e saj duke thënë se gjendja në Kosovë ishte përmirësuar. Pasi që ankuesi ishte dënuar edhe për grabitje dhe krime të tjera gjatë kohës së tij në Zvicër, duke përfshirë edhe sjelljen e tij në këtë vend, për SEM ka qenë një arsye shtesë për tërheqjen e azilit.
Ankuesi pastaj ankimoi në gjykatën federale administrative, e cila ekzaminimin e saj e bazoi në veçanti mbi Aktin e Azilit. Prandaj, SEM mund të revokojë vendimet e azilit nëse ekzistojnë baza të caktuara për ta bërë këtë, të cilat janë të përfshira në Konventën e Gjenevës. Për shembull, kur personi i cili një herë i është dhënë azil në Zvicër, rifiton mbrojtjen e vendit të të cilit ai është shtetas. Për këtë arsye, gjykatësit e St. Gallenit paraprakisht e analizuan regjimin e të drejtave civile të Kosovës. Ata arritën në përfundim se anëtarët e diasporës që jetojnë rregullisht jashtë vendit, me një kërkesë të thjeshtë mund të marrin të drejtat e shtetësisë së Republikës së Kosovës, informon më tej Shtegu.com. Për shembull, me një dëshmi se ata kanë lindur në këtë vend, me certifikatë lindjeje apo letërnjoftim nga koha e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, mjafton për këtë.
Gjykata federale administrative arriti në përfundimin se disa nga arsyet për tërheqjen e statusit të refugjatit të përmendur në Konventën e Gjenevës për Refugjatët, ishin përmbushur.