E vrau gruan në Gjermani dhe e hodhi në kanal, procesi gjyqësor do të zhvillohet në Kosovë

Date:

19:42:18                2019-05-10

 

 

Një shtetasit kosovar që dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij dhe të mbështjellur në një thes e ka hedhur në Rhein-Herne-Kanal në Oberhausen, procesi gjyqësor do t`i bëhet në një gjykatë kosovare. Autoritetet gjermane, tani rastin për vrasje e kanë kaluar tek kolegët e tyre në Kosovë, ka deklaruar një zëdhënës i zyrës së prokurorisë së Duisburgut, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Për këtë qëllim, është transferuar edhe një pako voluminoze e akteve në formë elektronike dhe në letër. Kjo tani duhet të përkthehet në gjuhën shqipe, veprim që është ende në rrjedhë e sipër. Procedura do të zhvillohet në Kosovë, pasi Gjermania dhe Kosova nuk i ekstradojnë qytetarët e tyre.

Zbulimi i kufomës në kanal, në muajin prill të vitit të kaluar kishte shkaktuar mjaft tronditje. Thesi me kufomën ishte rënduar nga uji, mirëpo pastaj kishte dal mbi sipërfaqen e ujit, ndërsa e kishte gjetur një kanuist në një pasdite të së dielës në Konrad-Adenauer-Allee. Sipas prokurorit të atëhershëm përgjegjës, i dyshimtë i menjëhershëm u shpall bashkëshorti i saj 37-vjeçar. Motivi i tij i mundshëm: Dyshohet se ai ka pasur mosmarrëveshje martesore përpara aktit, të cilat pastaj mund të jenë përshkallëzuar.

Menjëherë pas krimit, 37-vjeçari ishte zhdukur. Më vonë, ai u kërkua edhe me urdhërarrest europian, njofton Shtegu.com. Më pas, i dyshuari është arrestuar në vendlindje. Të paktën në afat të shkurtër, e kanë dërguar këtë informacion në Duisburg autoritetet kosovare. Ai nuk ishte pronocuar mbi akuzat. Nëse tani ende është në liri, prokurori i Duisburgut nuk ka njohuri.

Dyshohet se kjosovari e ka vrarë bashkëshorten e tij një vit më të re „me forcë të konsiderueshme të goditjeve në kokë dhe pjesën e sipërme të trupit“ përpara se ta fundos në kanal. Hetuesit besojnë se trupi ka qëndruar për disa ditë në ujë para se të zbulohej. Bashkëshortët kishin tre fëmijë. Vajza e rritur mbeti prapa në Gjermani. Të dy djemtë e mitur, i ati i kishte marrë me sa duket gjatë kthimit të tij në vendlindje. Mediat në Kosovë kanë raportuar se bëhet fjalë për një gjilanas.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...