Mjeku austriak në ndihmë të fëmijëve shqiptarë

Date:

Urologu Mark Koen me një pacient nga Shqipëria

 

 

 

19:21:04          2016-06-19

 

 
Një deri dy herë në vit, urologu austriak për fëmijë Mark Koen, nga spitali i Linzit angazhohet tek motrat bamirëse në Shqipëri.

 

 

 

Tashmë gjashtë vite me radhë, për Organizatën humanitare „Aleanca për fëmijë“, ai i kontrollon të rinjtë me sëmundje urologe dhe më pas vendosë se cili nga ta duhet të sillet në Austri, për operim. Për angazhimin e tij, ai është nominuar për shpërblimin „Äskulap“.

 

 

 

„Ekzistojnë fëmijë me sëmundje kronike, të cilët zakonisht kanë nevojë për kontrolle mjekësore. Për të mos i ndarë nga familja, unë i kontrolloj në vendngjarje“, pohon mjeku Koen për „OON“, njofton „Shtegu.com“. Motivi i tij për të ndihmuar: „Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, ajo ka nevojë urgjente për ndihma dhe unë mund të bëj diç në këtë drejtim – pra, unë ndihmoj“.

 

 

 

Problemi qëndron në faktin se ekziston përkujdesje mjekësore, por vetëm për të pasurit. „Familjet e varfëra nuk kanë gjasa“, deklaron Koen. Gjatë angazhimit të tij në Shqipëri, por edhe në Armeni dhe Eritrea, ai ka mësuar që të mos dorëzohet. „Po ashtu duhet të jeni edhe të aftë për të diagnostifikuar sëmundjen“, përfundon mjeku austriak.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...