FC Prishtina nga Berna, më e mira nga ekipet shqiptare në Zvicër

Date:

19:38:15          2016-06-19

 

 

 

 

Në një postim të publikuar në faqen e saj të Facebookut, Unioni i klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër, ka informuar se gjatë fundjavës është mbajtur një turne tradicional futbolli në Gjenevë. Ja se çka shkruan në këtë postim:

 

 

 

 

Është zhvilluar për herë të dytë radhazi kupa Unioni 2016 në Gjenevë në një atmosferë krejtësisht sportive, vëllazërore dhe shumë mikpritëse nga organizatorët e FC Kosova e Gjenevës!

 

 

 
Ekipet paraqitën vlerat e tyre sportive duke treguar qetësi dhe maturi maksimale. Duke qënë se ekipet udhëtuan këtu nga kampionatet e gjata të cilat i mbyllën (disa i mbyllin në javët në vazhdim) javën e shkuar, nuk u ndje pothuajse fare dëshira për të qenë të gjithë fitues.

 

 

 
Paraqitje dinjitoze patën të gjitha klubet, të cilat vërtet treguan respekt për njëra tjetërn duke u ndarë në paqe, shtrëngim duarsh dhe Fairplay në fund.
Ekipi fitues ishte finalisti i Kupës së vjetshme FC Prishtina, të cilët fituan në një finale të fortë kundër ekipit shumë modest nga St. Gallen KF Besa.

 

 
Falenderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, publikun, të ftuarit, mediat e ndryshme, ambasadorët, zv ministrat dhe të gjithë gazetarët që përcollën nga afër këtë eveniment!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...