Miradija nga Kosova dënohet me 4,5 vite burg në Zvicër

130 Lexime

08:20:42              2019-09-03

 

Gjykata rajonale në Rheintal e ka dënuar shqiptaren nga Kosova Miradije F. me një dënim me brug prej 4,5 vitesh, ndërsa bashkëshortin e saj të akuzuar Ahmet F. me 24 muaj burg me kusht. Kosovarja akuzohej se si simulante ka tërhequr benificione nga sigurimi invalidor në Zvicër.

Kosovarja Miradije F. (49) dhe bashkëshorti i saj Ahmet F. (49) u dënuan nga Gjykata rajonale Rheintal. Ajo u dënua me 54 muaj burg, ndërsa ai me 24 muaj burgim me kusht.

Me këtë dënim, gjykata e ndoqi kërkesën e prokurorisë.

Miradije F. dyshohet se ka marr në mënyrë të padrejtë 688,000
franga zvicerane nga fondi i pensioni invalidor dhe përfitime plotësuese. Në të
njëjtën kohë ajo thuhet se ka drejtuar një kompani të sigurimeve të regjistruar
në emër të bashkëshortit të saj Ahmet F..

Në një vreshtë në Berneck SG Miradije F. (49) punoi gjatë vjeljes së rrushit, megjithëse ajo kishte pretenduar se psikikisht ishte ngarkuar rëndë. Së bashku me burrin e saj
Ahmetin, Miradije F. bëri edhe disa pushime të mrekullueshme, përfshirë Egjiptin,
Dubain dhe Maldivet. Në ndërkohë, fotot e saj janë fshirë nga rrjetet sociale.

 

Mashtrimi po shkonte pa probleme. Për vite të tëra. Vetëm kur
në vitin 2014 në Institutin e sigurimeve shoqërore morën një njoftim anonim,
çifti bashkëshortor vihet në shënjestër. Raporti: Miradije F. drejton një veturë,
bart gjëra të rënda dhe punon si ndërmjetësuese sigurimesh.

Vëzhgimet e autoriteteve konfirmojnë më pas përshtypjen e një
gruaje me të vërtetë të shëndoshë. Nga ana tjetër, F. konsiderohej të jetë njëqind për qind e paaftë për punë pas një aksidenti automobilistik në shtator të vitit 2001 dhe vuajtjes psikologjike që rezultuan më pas.