Frashër Krasniqi grushton Milaim Zekën gjatë debatit LIVE
19:08:58 2017-09-29
Debati i ashpër mes dy deputetëve Frashër Krasniqi i VV’së dhe Milaim Zekës të NISMA’s ka eskaluar në dhunë fizike mes tyre.
Ata fillimisht janë fyer rendë me njëri tjetrin, më pas Krasniqi ka gjuajtur me ujë Zeken. Njejtë ka vepruar edhe Zeka.
Më pas Krasniqi është ngritur nga ulësja dhe e ka grushtuar Zeken.
Krejt kjo ka ndodhur live në një debat në Klan Kosova. Moderatori ka ndërprerë emisionin.
Të dy deputetët kanë filluar rrahjen pas një fjalosje të gjatë me fjalët më të rënda ndaj njëri-tjetrit, përderisa udhëheqësi i emisionit nuk ka mundur t’i ndalë në asnjë moment deri sa ka shpërthyer rrahja.
“Që për fjalor për fyerje, për debillëk, këtyre nuk ua kalon kërkush. Muj me thanë edhe emra”, ka thënë Milaim Zeka. T’i je i vetmi person që merresh me nana me emra. Ti i ke thanë gazetares së RTK-së lopë. Arsyeja pse kam pranu me ardhë në debat është veç me t’i thanë do sene” , ka thënë Krasniqi.
“Ti je kriminel, ti ke gjujtë me zollë në Kuvend”. “Ti je personi ma i degradum, që krejt karriera jote politike karakterizohet me manipulime. Ke ba biznes me Serbi, bash në kohën e luftës në Kosovë. Ti je shok i ngushtë i Xhabir Zharkut. Mshele more gojën”, ka thënë Krasniqi.
“Ti je lahper, ti je picimul e përdhunues”, është përgjigjur Zeka.
Konfliktin fizik e ka nisur deputeti Krasniqi duke i hedhur gotën me ujë Zekës, i cili i është përgjigjur duke e sulmuar me shishe. Më pas deputeti Krasniqi është ngritur në këmbë edhe e ka grushtuar kolegun e tij deputet, duke e qëlluar disa herë në fytyrë. /gazetametro.net