Ministrat që dështuan të bëhen deputetë

Date:

Një numër i madh i ministrave dhe zëvendëskryeministrave të Qeverisë Haradinaj nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e shtatë.

Vetëm një nga katër zëvendëskryeministrat shqiptarë ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Enver Hoxhaj i PDK-së ka marrë 11157 vota, që i mjaftuan të dilte i dhjeti në listën e deputetëve të kësaj partie.

Edhe pse kishte më shumë vota se Hoxhaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ka arritur të bëhet deputet për shkak se koalicioni Nisma-AKR-PD s’ka kaluar pragun për t’u bërë subjekt parlamentar. Limaj ka marrë 26014 vota si kandidat për kryeministër nga ky koalicion.

Numri dy i këtij koalicioni, Behgjet Pacolli, që ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, po ashtu do të mbetet jashtë Kuvendit. Ai ka marrë 10525 vota.

Zëvendëskryeministri i katërt dhe ministri në largim i Diasporës, Dardan Gashi, nuk ishte pjesë e asnjë liste të kandidatëve për deputet.

Sa i përket ministrave që vinin nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha, që udhëheq me Ministrinë e Mbrojtjes, ka marrë 4972 vota, të pamjaftueshme për t’u renditur në 14 më të votuarit në koalicionin AAK-PSD për t’u bërë deputet.

Në anën tjetër, ministri në largim i Infrastrukturës Pal Lekaj, nga AAK-ja ka marrë 10351 vota për të fituar edhe një herë mandatin e deputetit.

Për dallim nga ish-partnerët në koalicionin PAN, ministrat e PDK-së dolën më të suksesshëm.

Nga PDK-ja, ministri më i votuar ishte Uran Ismajli i Shëndetësisë me 28250 vota. Bedri Hamza, ministri në largim i Financave ka marrë 15471 vota. Në PDK votat e mjaftueshme për deputetë i kanë marrë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me 13335 vota dhe Abelard Tahiri i Ministrisë së Drejtësisë me 14579 vota, përcjell koha.net.

Për dallim nga këta, vota s’ka marrë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha. Ajo me 2993 vota s’arriti të futej në mesin e 25 kandidatëve më të votuar të PDK-së. Muzafer Shala i Inovacionit nuk ishte fare kandidat.

Edhe gjashtë ministra në largim nuk arritën të merrnin votat për t’u bërë deputetë.

Skënder Reçica, Endrit Shala, Ekrem Mustafa, Valdrin Lluka e Fatmir Matoshi bashkë me partitë e tyre në koalicionin Nisma-AKR-PD mbetën jashtë Kuvendit.

Në Kuvend s’ka hyrë as Shyqiri Bytyqi që ishte në Nisma, por që kaloi para zgjedhjeve në PSD.

Nga këta ministra, më i votuari ishte Endrit Shala që udhëhiqte Ministrinë e Tregtisë. Ai mori 6819 vota.

Matoshi që udhëhiqte me Ministrinë e Mjedisit mori 4280 vota. Skënder Reçica, ministër në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka marrë 3597 vota si anëtar i Nismës. Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dështoi si pjesë e këtij koalicioni me 2851 vota. Shyqiri Bytyqi që udhëhiqte me Arsimin mori në total 2323 vota.

Dështimi më i madh i takon Ekrem Mustafës, që edhe pse ishte ministër i Punëve të Brendshme, në total mori vetëm 774 vota.

/Zeri

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...