Milionerit zviceran i merret patentë shoferi, tani vozitet me „Renault 2“

Date:

09:21:27                  2016-03-29

 

 

 

Pasi me Ferrarin e tij kishte vozitur shumë shpejt, investori zviceran Patrick Liotard-Vogt do të duhet të paguajë gjobë të lartë dhe të tërhiqet nga komunikacioni publik.

 

 

 

Sipas një dënimi nga Prokuroria publike e Cyrihut, sipërmarrësi i ri 31-vjeçar zviceran, Patrick Liotard-Vogt, ka vozitur shpejt me veturën e tij. Në maj të vitit 2014, ai ishte hetuar me 100 km/h shpjetësi, në vend të 60 km të lejuara, në Uerikon me veturën e tij Ferrari California. Në tetor të vitit të kaluar, me Mercedesin e tij, në autostradën A1 e kishte tejkaluar shpejtësinë për 34 km më tepër.

 

 

 

Sipas informatave të „20 Minuten“, milioneri zviceran me këtë rast është dënuar me 600 franga dënim dhe një gjobë të pakushtëzuar prej 9.000 frangash. Patentë shoferi zviceranit i konfiskohet për, së paku dy vite.

 

 

 

Sipërmarrësi i ri, i cili u pasurua përmes themelimit të një faqe mediale sociale, e ka akceptuar vendimin. „Për fat të mirë, komunikacioni zviceran është shumë i zhvilluar, ndërsa po të kem nevojë, mund të angazhoj edhe një vozitës privat“, ka deklaruar ai për „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...