Milani pas Rashicës

Date:

Milani është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Milot Rashica. Lajmi është bërë i ditur të martën nga sajti “90minuten.de”.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Milanit po bëjnë gati ofertën për ta bindur Werder Bremenin që ta lirojë Rashicën, transmeton Koha Ditore. Për transferimin e tij gjatë janarit, Milani është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro. 23-vjeçari po shkëlqen edhe këtë edicion tek ekipi gjerman, pasi ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime në tetë ndeshje në të gjitha garat. “Është më se e qartë që shumë ekipe e duan Rashicën pas lojërave që ka treguar këtë edicion. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, por me rëndësi është se Miloti është i qetë dhe po vazhdon të punojë shumë”, ka thënë agjenti i Rashicës, Altin Lala. Milani nuk është ekipi i vetëm që ka shprehur interesim për Rashicën, pasi më herët ai është kërkuar edhe nga Napoli e Lazio. Rashica karrierë ka bërë edhe te Vitesse. Ka kontratë me Werderin deri më 2022. Për Kosovën ka 25 ndeshje e katër gola.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...