Gjatë dy viteve të ardhshme, reparti i «Migros Aare» do të mbyllë rreth 300 vende të punës. Sipas një deklarate, kooperativa reagon ndaj mjedisit sfidues të tregut dhe ndryshimit të nevojave të klientit. Mbyllja do të bëhet „në mënyrë sa më të pranueshme nga aspekti shoqëror“. Në Migros Aare aktualisht janë të punësuar rreth 12,000 persona.
Shumica e reduktimit të vendeve të punës kompensohen nga fluktuenca natyrore. „Megjithatë, do të ketë largime specifike nga puna“, thuhet në deklaratë, informon Shtegu.com. Njëzet largimet nga puna do të zbatohen deri në fund të tetorit në qendrën operative në Schönbühl. Është paraparë të aplikohet një plan shoqëror vullnetar.
Përgjegjës për reduktimin e vendeve të punës, Migros Aare e bën konkurrencën e fortë dhe rënien e përfitimit të viteve të fundit.
Migros Aare nuk është i vetmi nga dhjetë repartet rajonalë Migros që kohëve të fundit njoftoi për reduktime të vendeve të punës. Në korrik, Migros Cyrih njoftoi për reduktimin e 38.7 vendeve të punës me orar të plotë në shërbimet qendrore; në qershor, ndërsa Migros-i nga Zvicra Lindore njoftoi për një reduktim të 90 vendeve të punës në zyrën qendrore.
Me këtë rast, ka reaguar edhe Sindikata Unia, e cila vlerëson se redultimet e vendeve të punës do të bëjnë edhe më shumë presion ndaj „stafit tashmë të stërngarukar“, shkruan Unia në një reagim të parë.
Sindikata i drejtohet me një kërkesë të qartë kooperativës: „Unia pret punëdhënësin më të madh të Zvicrës, i cili gjithashtu e konsideron veten të jetë veçanërisht përgjegjës për çështjet sociale, të gjejë zgjidhje të brendshme për punonjësit e prekur në mënyrë që të shmangë largimet nga puna“.
Në vend që të reduktojë vendet e punës, Migros-i duhet të mbrojë më mirë stafin e tij kundër stresit, shkruan Unia. „Një staf i motivuar dhe i vlerësuar është avantazhi më i mirë që Migros-i mund të ketë.“


