Një mësimdhënës nga Caslano e Zvicrës është dëshpëruar tejmase, pasi nxënësit e tij vazhdimisht shkojnë në tualet. Tani, drejtoria e shkollës ka kontaktuar me prindërit.
Në orën 8.05 bie zilja, në Caslano fillon mësimi. Nuk kaloja as edhe dhjetë minuta para se të ngritet dora e parë, ka deklaruar një mësues për “20 Minuti”, transmeton Shtegu.com. „A mund të shkoj në tualet?“, i parashtrohet pyetja. Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, një e treta e nxënësve tashmë janë larguar një herë nga klasa, jo për shkak të ndonjë infeksioni të virusit të zorrëve apo diçka të ngjashme.
Drejtori i shkollës së mesme në Caslano u ka dërguar letër prindërve që “urinojnë” vazhdimisht. Në të, ai i këshillon prindërit që fëmijët e tyre të shkojnë në tualet para se të fillojë mësimi. „Nevojën e tyre, ata duhet ta kryejnë para ose pas mësimit, në mënyrë që mësimet 45-90 minutësh të mund të zhvillohen pa ndërprerje“, ka pohuar drejtori.
Problemi tjetër është se nxënësit nuk shkojnë vetëm për të kryer nevojën, por edhe për të pirë ujë, apo për të pastruar hundët. „Kontrolloni nëse kanë ndonjë faculetë apo ndonjë shishe me ujë“, u ka shkruar drejtori prindërve. Edhe urina gjithashtu, shpeshë nuk gjendet në vendin e duhur, por nëpër dysheme apo edhe në dushet e palestrës.
Përpjekjet për të krijuar një vetëdije për shkuarje të arsyeshme në tualet të nxënësve, fillimisht kishin dështuar. Kështu që u vendos që të hapen tualetet e vëzhguara pjesërisht, për t`u bindur se aty nuk do të tubohen grupe të vegjël nxnënësish. Masat kanë qenë efektive, tualetet përsëri kanë qasje normale me vëzhgim. Prindërit gjithashtu u sollën në mënyrë bashkëpunuese, pasi u informuan nga drejtoria e shkollës.



