Mesazhi diskrimnues i politikanit zviceran pas vrasjes në xhami, i kushtoi me mijëra franga

91 Lexime

«Po lutemi për më shumë!», kishte shkruar këshilltari kombëtar i SVP-së Jean-Luc Addor në mediat sociale, pas një të shtëne në një xhami në St. Gallen. Ai u dënua me gjobë dhe me gjobë me kusht

Këshilltari kombëtar zviceran i SVP-së Jean-Luc Addor, në vitin 2014 në Twitter kishte shkruar „Po lutemi për më shumë“ pas një të shtëne në një xhami në St. Gallen.

Gjykata Federale zvicerane e ka konfirmuar dënimin e këshilltarit kombëtar të Valais SVP-së Jean-Luc Addor, për diskriminim racor. Në vitin 2014, pas një të shtëne në një xhami në St. Gallen, në Twitter ai shkroi „Po lutemi për më shumë!“.

Të njëjtin mesazh ai gjithashtu postoi në Facebook. Gjatë shkrepjes së armës një shqiptar humbi jetën. Pas një ankese penale nga Shoqata e Këshillit Qendror Islamik Zvicër (IZRS), prokurori publik hapi një hetim, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Shtegu.com.

Gjykata e rrethit në Sion e dënoi Addorin me një gjobë me kusht prej 60 tarifash ditore me nga 300 franga dhe një gjobë prej 3,000 frangash. Gjykata Kantonale e Valisit mbështeti këtë vendim.

Në një vendim të botuar të mërkurën, Gjykata Federale deklaroi se një lexues mesatar i paanshëm e kuptonte komentin si një dëshirë për të përsëritur aktin. Me këtë mesazh, lexuesi ftohet të gëzohet për ngjarjen tragjike në xhami.

Gjykata Federale e sheh faktin se dikush është i lumtur për vuajtjet e palëve të treta si një shprehje e neveritjes – një karakteristikë thelbësore e urrejtjes. Në këtë rast, ky gëzim shprehet qartë përkundrejt anëtarëve të një feje të caktuar dhe për këtë arsye duhet parë si diskriminim dhe thirrje për urrejtje. Gjithashtu edhe elementi përbërës i opinionit është plotësuar.

Addor është avokat dhe më parë ka punuar si nëpunës gjykate dhe gjykatës. Ai tashmë ka tërhequr vëmendjen me deklarata dhe mesazhe provokuese dhe të paqarta.