Një person nga Renensi në Zvicër, zhurmën e makinës së shpimit e vlerësoi si të shtëna me armë dhe e alarmoi policinë. Ky veprim solli një operacion të madh policor.
Të premten në mëngjes, një banor lajmëroi Policinë e Kantonit Vaud sepse ishte i sigurt se nënjë ndërtesë në lagjen Place de la Gare në Renens, kishte dëgjuar të shtëna me armë. Kjo shkaktoi një operacion të madh policor. Në të gjithë lagjen, oficerët e policisë të pajisur plotësisht me armë automatike u pozicionuan për të çarmatosur sulmuesin e mundshëm, informon Shtegu.com.
Banorët e shqetësuar filmuan operacionin nga një distancë e sigurt. Megjithatë, për fat të mirë, ishte një alarm i rremë: “Ndërtesa është aktualisht në ndërtim e sipër. Ajo që mendohej se ishin të shtëna, në të vërtetë ishte një makinë shpimi”, tha Policia e Kantonit Vaud.

