Dy shoqe e kapën xhekpotin e automatit në kazino. Të dy shoqet nga Cyrihu kishin investuar vetëm 5 franga në lojë
Dy shoqe u bënë milionere brenda natës në Cyrih, shkruajnë mediat zvicerane. Të dyja luajtën në kazino në automatin „Dolphins Pearl“ me një investim prej 5 frangash. Kur papritmas në reklamë u paraqit «Urime! E fituat xhekpotin!“, të dy shoqet nuk e kuptuan fare se çfarë kishte ndodhur në fillim, siç shkruan kazinoja në një komunikatë, transmeton Shtegu.com.
Kur shoqet e kuptuan se kishin fituar më tepër se dy milionë franga me investimin e tyre, ato shpërthyen në lot. Ato më pas e falënderuan stafin e kazinosë me një dhuratë bujare dhe u larguan për të festuar.
Videon mund ta shihni këtu.

