Më 25 tetor 2020 mbahen zgjedhjet komunale në Neuchâtel – Shfrytëzojeni të drejtën tuaj themelore

Date:

Përshëndetje miq, të nderuar bashkëatdhetar,
Me siguri se jeni të informuar se më 25 tetor 2020, do të mbahen zgjedhjet komunale në kantonin tonë të Neuchâtel-it.
Këtyre ditëve të fundit, dokumentacioni i nevojshëm për votim veç iu është dërguar, jo vetëm personave me shtetësi zvicerane, por edhe atyre që janë bartës të lejes së qendrimit C dhe të cilët gëzojnë të drejtën për votim.
Bie në sy fakti se këto zgjedhje dëshmojnë qartazi një diversitet të theksuar të partive politike dhe të kandidatëve, ku në mes tjerash me siguri se përfshihen edhe persona me origjinë nga trojet tona, dhe të cilët dëshmohen me angazhimin e tyre që me dekada të tëra, përmes një pune të përkushtuar, si në komunitetin tonë ashtu edhe në shoqërinë e pranimit.
Pjesëmarrja në zgjedhje është tejet e rëndësishme në demokracinë zvicerane, kështu që për me i dhënë saj ende një kuptim më të plotë, përfshirja në proceset e votimeve nuk është e rëndësishme vetëm për njerëzit e vendit, por edhe për gjithë ata të huaj (apo me origjinë të „dyfisht“) që janë pjesë përbërëse e shoqërisë së përbashkët zvicerane, ku pikësynimi mbetet promovimi i diversitetit, i bashkëjetesës dhe gëzimi i të drejtave të barabarta.
Shfrytëzoni pra të drejtën tuaj themelore kushtetuese të votimit të lirë më 25 TETOR 2020, pa marrë parasysh se për cilën kandidat apo parti votoni !
Lirim Begzati

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...