Betejë e vërtetë në mes FC Tetova dhe SC Basel Nord, deri më tani dy të plagosur (VIDEO)

Date:

Pas një ndeshje futbolli midis FC Tetova Basel dhe SC Basel Nord kanë fluturuar grushte – dhe me sa duket janë nxjerrë edhe thika. Të dy ekipet e sulmuan njëra-tjetrën. Deri më tani janë raportuar dy të lënduar

Një përballje e ashpër të dielën pasdite në fushën sportive Rankhof në Bazel! Në ndeshjen e Ligës së pestë në mes të FC Tetova Basel dhe SC Basel Nord C – i njohur gjithashtu si FC Eri Basel – pas fishkëllimës përfundimtare kanë fluturuar grushtet. Një video nga një dëshmitar tregon se si dy skuadrat e sulmojnë njëra-tjetrën, shkruan „Blick“, transmeton Shtegu.com. Ata madje e kanë sulmuar njëri-tjetrin me shufrat këndore të fushës së gjelbër.

Zëdhënësi i medias për Policinë Kantonale në Basel-Stadt, Toprak Yerguz, për „Blick“ ka konfirmuar se policia kishte intervenuar në përgjigje të një mosmarrëveshje në fushën sportive Rankhof. „Kur policia arriti në vendngjarje në orën 15.00, situata u qetësua përsëri“, tha Yerguz. Por: dy persona është dashur të dërgohen në spital me ambulancë, për shkak të lëndimeve.

A ka pasur edhe një sulm me thikë?

Të pranishmit në vendngjarje, gazetës i kanë konfirmuar se personat u plagosën me thika. Megjithatë, zëdhënësi Yerguz nuk ka mundur ta konfirmojë këtë. „Rasti tani është transferuar te Prokuroria Publike e Bazelit“, thotë ai.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...