Mbulimi i gjurmëve të shtëpisë së Nënës Terezë – Akt shovinist

Date:

AKT shovinist!

Vendi ku para 110 vjetëve lindi dhe jetoi Gonxhe Bojaxhiu, në emër të gjelbërimit të hapësirave të qytetit të Shkupit, mbulohet me bari.

Këto politika të shovinizmit që urrejnë e përbuzin popujt e tjerë dalin në pah në kohë krizash dhe prekin ndjenjat më të shenjta të një kombi që identifikohen me gjurmët e shtëpisë së Shenjtores Tonë.

Asnjë lojë politike nuk mund ta zhdukë trashigimin kulturore e as identitare të një kombi, aq më parë të një figure universale siq është Nënë Tereza.

Kjo nuk mund të tolerohet. Pllaka përkujtimore duhet të kthehet aty ku ishte.

Na fal oj Nëna Jonë për hipokrizin!

Na fal oj Nëna Jonë që nuk arritëm ta rruajmë një shenjë tënden!

Na fal oj Nëna Jonë që nuk arritëm ta respektojmë as gjuhën tënde!

Na fal oj Nëna Jonë që nuk arritëm ta mbrojmë religjionin tënd!

Na fal oj Nëna Jonë që as një lutje në gjuhën shqipe nuk po mund ta bëjmë, nuk kemi as shpi të Zotit e as Bari për të na udhëhequr!

Lutu për ne se kemi humbur udhën e Shenjta Jonë!

Dijana Toska

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...