Mbi 69 milionë libra në Bibliotekat e Turqisë  12.07.2019 D.J.

Date:

Bibliotekat në Turqi kanë pasur rreth 69,3 milionë libra në fund të vitit 2018, njoftuan nga Instituti Turk i Statistikave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga TurkStat thonë se numri i librave në bibliotekat turke u rrit me mbi shtatë për qind vitin e kaluar në krahasim me vitin 2017, kur kishte mbi 64 milionë libra.

Nga ky institut thonë se deri në fund të vitit të kaluar kishte pothuajse 31 mijë e 500 biblioteka, përfshirë bibliotekën kombëtare dhe bibliotekat publike dhe universitare.

“Numri i librave në Bibliotekën Kombëtare (që ndodhet në Ankara) ishte 1 milion e 463mijë e 488 në vitin 2018 me një rritje (vjetore) prej 3,8 për qind. Materiale tjera në Bibliotekën Kombëtare janë gjithsej 197 mijë e 216 në vitin 2018 me një rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin 2017”, thuhet në raport.

Në Turqi, ka 191 universitete me të paktën një bibliotekë dhe afro 4 milionë anëtarë të regjistruar në vitin e kaluar.

“Numri i bibliotekave universitare u rrit me 6 për qind në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 dhe arriti në 598”, thonë nga TurkStat.

Të dhënat zyrtare gjithashtu thonë se bibliotekat universitare në vend kanë 17,6 milionë libra, rreth 1,7 milionë publikime periodike, 92 milionë libra elektronikë, mbi 700 mijë punime dhe rreth 1,2 milionë materiale tjera. Raporti i ardhshëm i TurkStat për bibliotekat do të publikohet në korrik të vitit 2020./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...