Marokeni nga Zvicra falënderon shqiptarët, edhe ata të Maqedonisë

Date:

23:01:00                  2018-01-22

 

 

Zvicerani me prejardhje nga Maroko, Hakim Lahbati para disa muajsh ka realizuar një ekskurzion me motoçikletë, duke planifikuar t`i vizitojë 13 vende. Për fat të keq, në momentin e fundit ai e anulon vizitën në Kosovë. Për 23 ditë të tëra, ai ka kaluar rreth 6.000 km, duke vizituar 18 parqe kombëtare. Gjatë kësaj, theks të veçantë u ka kushtuar shtigjeve shqiptare rrëzë maleve, të përshtatshme për ngarje të motoçikletës, vërtetë një kënaqësi e rrallë për te. Përpos kësaj, Hakimi i përshkruan rrugët e gjera shqiptare, fshatrat me rrugë të vogla, por me njerëz të ndershëm e mikpritës, të cilët me gjuhën e tyre i kanë ofruar ndihmë, e kanë ftuar tek ta për të pushuar, apo për të kaluar natën.

„Në Maqedoni dhe Shqipëri më ftonin nëpër shtëpi, komunikonim me duar e këmbë, nënjë dialekt që nuk e kuptoja, por në fund gjithnjë qeshnim së bashku“, shkruan në profilin e vet në Facebook Hakimi, përcjellë „Shtegu.com“. Gjatë pauzave të shumta në rrugë ai i ka ftuar njerëit që ta ndajë ushqimin së bashku me ta, por edhe ata e kanë ftuar që ta qerasin në ndonjë lokal.

Thjesht, motoçiklisti nga Zvicra është tejet i kënaqur me këtë përvojë nga ekskurzioni i tij, pasi ka njoftuar njerëz të ndershëm, të cilët ndoshta nuk do t`i takojë më asnjëherë, por që do t`i mbeten gjithnjë në zemër. „Duke iu falënderuar këtyre njerëzve kaq të mëdhenj, unë jam kthyer në shtëpi duke ruajtur energjinë pozitive të këtyre njerëzve dhe vendeve. E falënderoj Zotin që pata fat ta përjetoj një përvojë të tillë“, ka përfunduar Hakimi, duke numëruar vendet të cilat i ka vizituar: Bazel.. Austri.. Slloveni… Kroaci… Bosnje.. Mal të Zi.. Shqipëri.. Greqi.. Maqedoni.. Bullgari.. Serbi.. Rumani.. Hungari. (Shtegu.com)

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...