Maqedonasi kërcënon plakën austriake: Do të të vras

Date:

21:37:37            2016-07-20

 

 

 

 

 

Austriakja Edith F. banon ballëpërballë restorantit „Cafe Albert“ në sheshin „Meidlinger Markt“ të shtetasit maqedonas, ndërsa kohën e kalon zakonisht në kafene. Tashmë disa vite, Edith F. është në grindje verbale me pronarin e restorantit, për shkak të zhurmës. Gjatë ditës së hënë, pensionistja austriake ishte ulur në tavolinën e restorantit, kur papritmas shteteasi maqedonas iu ishte vërsulur. „Herën tjetër do të të vras“, kishte bërtitur ai në drejtim të plakës së shokuar. Shkaku i mundshëm mund të ketë qenë, kontrolli i organeve përkatëse të hetuesisë në restorantin e shtetasit maqedonas. Pronarit i ka shkuar mendja se ndoshta Edith F. e ka shkaktuar këtë kontroll, por ajo e mohon një gjë të tillë, shkruan „Krone“, njofton „Shtegu.com. Sulmuesi është arrestuar menjëherë, por gjatë ditës është liruar përsëri. Tani, plaka Edith F. ka frikë që të dalë nga banesa.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...