Shkaku i rripit të sigurisë, shtetasi maqedonas dëbohet nga Gjermania

Date:

19:57:02              2016-07-21

 

 

 

 

 

 

Gjatë një kontrolli policor në komunikacion, të martën rreth mesditës, në Bückeburg të Gjermanisë është arrestuar një shtetas maqedonas, pasi ilegalisht ka qëndruar në territorin gjerman.

 

 

 

Maqedonasi kishte parashtruar një kërkesë për azil në Gjermani brenda këtij viti, i cili i ishte refuzuar.

 

 

 

„Kundër shtetasit maqedonas me vendbanim në Bückeburg, ishte shqiptuar një hyrje dhe qëndrim në Gjermani“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë gjermane , Matthias Auer, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Ai i kishte rënë në sy policisë pasi ka qenë duke drejtuar një veturë dhe nuk e kishte vendosur rripin e sigurisë.

 

 

 

I arrestuari, me urdhër të gjykatësit përkatës, menjëherë është dërguar në qendrën e arrestit për të dëbuarit, në aeroportin e Hannoverit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...