„MALSI TRANSPORT“ OSTERMUNDIGEN – TRANSPORT MALLRASH ZVICËR – KOSOVË DHE ANASJELLTAS
„MALSI TRANSPORT“ OSTERMUNDIGEN – TRANSPORT MALLRASH ZVICËR – KOSOVË DHE ANASJELLTAS
Janë të shumta kërkesat e bashkatdhetarëve tanë që me çdo kusht të dërgojnë pako në vendlindje, në mënyrë që të ndihmojnë bashkëkombasit e tyre, apo edhe të investojnë atje, nga fitimi që po e realizojnë në Zvicër
Për të zgjidhur këtë problem, në Ostermundigen të Zvicrës është hapur kompania e transportit të mallrave për bashkatdhetarët tanë në relacionin Zvicër – Kosovë dhe anasjelltas. Pronari Islam Ramadani është një specialist me përvojë të madhe në këtë drejtim dhe do të vazhdojë t`ua lehtësojë mundimet bashkatdhetarëve që kanë probleme me transportin e mallrave.
„Në çdo mënyrë përpiqemi që të jemi të saktë në transportin e mallrave, të kujdesshëm për gjendjen e tyre (ashtu siç i pranojmë, ashtu edhe i dorëzojmë), për të mos i dëshpëruar klientët tanë, duke marrë parasysh barrierat dhe procedurat e ashpra ndërkufitare“, thotë pronari islam Ramadani.
Vërtetë një punë shumë e mundimshme dhe e rëndë, pasi kërkohet një angazhim shumë i madh dhe flijues. Fillimisht duhet përkujdesur që të sigurohet automjeti bartës, i cili duhet të kalojë disa kufinj për të arritur në Zvicër, në një vend ku në çdo çast ekziston rreziku i kontrollit të ashpër policor të gjendjes së automjetit, gjë të cilën pronarët e automjeteve transportuese nga Ballkani nuk e marrin shumë serioz.