Malet e harruara shqiptare, parajsë për turistët e huaj
15:46:22 2019-06-23
Parku Kombëtar i Shebenik Jabllanicës është njëra nga parajsat e fundit natyrore të paprekura të Shqipërisë – larg nga plazhet e njohura. Nëse doni të eksploroni liqene akullnajore, ujëvara dhe pyje të lashta, drejtohuni te babai dhe djali Tupi.
Dhjetë mijë të vdekur dhe qindra mijëra mini bunkerë të shpërndarë në të gjithë vendin – ky ishte bilanci i vitit 1990 i 40 viteve të izolimit total dhe tiranisë komuniste në Shqipëri.
Pra, përse Fatmir Tupi e ka idenë se këtu në të kaluarën ka qenë diçka më mirë?
Më herët këtu kishte spital, një shkollë, dyqane në zonën rreth fshatit të tij. Sot, në shpatet e gjelbra të Parkut Kombëtar të Shebenik Jabllanicës kanë mbetur vetëm gërmadha, nga të cilat kanë mbetur vetëm rreth 500 nga gjithsej 5000 banorë. „Uji është i mjaftueshëm, druri është i mjaftueshëm, por jeta nuk është e mjaftueshme për të mbijetuar“, thotë qiradhënësi.
Nëse referohet sipas Fatmir Tupit, turistët duhet të sigurojnë një jetë të re në parkun më të madh kombëtar në vend. Deri më tani, vetëm disa të huaj hipën në rrugën e zhavorrit, e cila çon në natyrën e paprekur dhe që është dashur të jetë tashmë kohët gjatë rrugë e shtruar.
Por shumë shpesh, korrupsioni i përhapur në vend pengon paratë publike që të përdoren siç është planifikuar. Kjo është arsyeja pse ka pasur demonstrata të mëdha kundër qeverisë në kryeqytetin e Tiranës, por prapa dyerve të mbyllura është aq mirë sa çdokush në Shqipëri gjithsesi e thotë.
Dhe kështu, në afërsi të kufirit verimaqedonas, këtu ndjehesh i lehtë si një zbulim: Furgoni përbirohet përmes vrimës në shkëmbin e lartë, duke lënë luginën e gjerë e të gjelbër.
Parku Kombëtar është pjesë e „European Green Belt“ që mbron natyrën në afërsi të rripit kufitar të ish-perdes së hekurt të Europës. Duken shtëpitë rrënuara, ndërsa vetëm antenat satelitore nëpër çati zbulojnë se banorët nuk janë larguar tashmë kohë të gjatë.
Pas 25 kilometrash dhe një përjetësie të ndjeshme pastaj paraqitet një minare, fasadat e pastra të rregulluara, pula nëpër rrugë. Ka edhe një restorant pranë qendrës së vizitorëve të Parkut Kombëtar në Fushë Studën. Atë që e gatuan bashkëshortja e tij, e servon Fatmir Tupi. Byrek me spinaq, brumi në një salcë djathi, me perime turshi dhe hudhër të papërpunuar.
56-vjeçari zgaron qengjin dhe bukën mbi kamin të hapur në lokal. Këtu nuk ka meny. Bile edhe verën dhe dhalltin (një lloja ajrani shqiptar), familja i bën vetë. Vetëm sallatën Tupi e blen në tregun lokal.
Burrat nga fshati „Te Fati“ kohën e kalojnë me raki. Tymi i cigareve e ka mbuluar vendin, në ekranin e televizorit interpretohen video muzikore shqiptare. Pothuajse të gjitha familjet në rajon jetojnë me bujqësi, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 14 për qind – ndërsa shifra reale është dy herë më e lartë.
Djali i Tupit, Lorenci, është pjesë e statistikave. Në parkun kombëtar 31-vjeçari punon si asistent rengjer, kontrollon shtigjet, kontrollon nga kamera kafshë të egra. Për këtë, ai nuk merr pagë.
Për një bakshish, Lorenc Tupi i çon turistët nëpër park. Shkon përmes pyjeve të ahut të freskët, përrenjtë e vegjël duhet të kalojnë mbi gurë. Kudo ndjehet aroma e trumzës së egër, rozmarinës, dëllinjës. „Kjo është lule e shpendëve“, thotë Tupi, duke treguar një lule të vogël vjollce. „Kjo do të thotë se ajo lulëzon kur zogjtë këndojnë“. Ai e ka mësuar këtë nga rojtarët e tjerë, pasi nuk ka ndonjë formim profesional.
Liqeni i Fushë Studën që sipas stinës ndryshon gjyrat herë kuqërremtë, jeshil, blu ose turkish, është i rrethuar me livadhe kodriore dhe male të thepisura. Në një lartësi ndoshta 2.000 metra, ku shpatet e qëndrueshme do të zëvendësohen me lisa dhe pisha, duket dëbora dhe pemë si një shtresë e sheqerit krem.
Nëpërmjet, pyjeve të vjetra të paprekura, disa nga më të vjetërit në Europë, lëvizin arinjtë ngjyrë kafe, rrëqebulli i rrallë i Ballkanit dhe derri i egër. Aty ka edhe liqene akullnajore dhe ujëvara, në ditë të kthjellëta mund të shihni edhe detin Adriatik.
Plazhet mesdhetare janë ndër destinacionet më popullore në vend – por spektri turistik në Shqipëri është i madh. Kodra e gjelbër në qendër dhe jug, vreshtat dhe ullishtet të përkujtojnë Toskanën, në veri shihen Alpet Shqiptare.
Përderisa në Tiranë verehen ndërtimet e Bashkimit Sovjetik nga vitet gjashtëdhjeta dhe vilat e pushtuesve italianë nga të njëzetat, në qytetin e Trashëgimisë Botërore të UNESKO -s, në Berat, ndikimi osman është e paevitueshëm.
Në dy brigje të kundërta janë vëndosur mijëra grila dritaresh – një sfond i bukur, rrëzë të cilit parkohen disa autobusë me turistë, të cilët dalin në grupe për të vizituar „qytetin e një mijë dritareve“ dhe fortesën e tij 2400 vite të vjetër.
Berati është diçka si pasqyra e Shqipërisë. Shumica e familjeje këtu kanë qëndruar për kohë të gjatë, duke u përkujdesur për shtëpitë e tyre për 400 vite me radhë. Ka dyqane suvenire, restorante dhe hotele. Rruga zhavorr deri në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, megjithatë, ka pasur vetëm rreth 18.000 turistë gjatë gjithë vitit të kaluar. Para së gjithash ka mungesë të njohurisë së gjuhës angleze e deri te asgjësimi i mbeturinave, shkruan „Spiegel“, njofton Shtegu.com.
Fatmir Tupi e quan Parkun Kombëtar një „tokë të harruar“. Nuk ka mbështetje nga qeveria shqiptare. Qendra turistike, shenjëzimi i 30 shtigjeve, skijimi i lirë gjatë dimrit, vizita e shpellave dhe ngasja e biçikletave nëpër male në verë – çdo gjë është financuar përmes projekteve të BE-së. „Vetëm turizmi mund të ringjallë vendin“, thotë pronari i bindur.
Deri më tani, ka gjashtë bujtina në pesë fshatra. Megjithatë, rengjerët e parkut kombëtar , së bashku me organizatat e huaja joqeveritare, përpiqen të bindin vendasit në investime dhe të përcjellin standardet e higjienës dhe shërbimit.
Por, jo të gjithë janë të ngazëllyer për këtë. Nga të gjithë, biri i Fatmirit, Lorenci është kritik ndaj zhvillimit të turizmit të planifikuar. „Ku vjen progresi, aty vjen edhe shkatërrimi“, thotë ai. „Këtu është mirë, ashtu siç është“.
Mona Contzen është një autore e pavarur për „Spiegel Online“. Udhëtimi u mbështet nga „Reisen mit Sinnen“.