E DHIMBSHME: Vogëlushja qëndroi gjashtë ditë në banesë me nënën e vdekur

59 Lexime

Në njërën nga këto banesa, vogëlushja mbijetoi për gjashtë ditë me radhë

 

17:03:17               2019-06-23

 

Vajza u shpëtua nga fqinjët në Perpignan. Për disa ditë ajo mbijetoi vetëm në apartamentin ku kishte vdekur nëna e saj.

„Lila“ mendonte se nëna e saj ishte duke fjetur. Në fakt, vajza e moshës tre vjeç e gjysmë kaloi disa ditë vetëm në një apartament në Perpignan, ku nëna e saj kishte vdekur. Sprova e saj përfundoi të enjten në mes të pasdites kur Sylvie, një fqinje dhe një tjetër banore hynë në apartament për ta marr vogëlushen. „Më dukej e çuditshme që vogëlushja po flinte në ballkon. Por kur e pyesja për çdo ditë, ajo përgjigjej se nëna e saj po flinte, gjë që ishte e besueshme pasi që gruaja e re më së shumti bënte jetë të natës. Dhe ajo përfundoi duke shtuar se mami po flinte në tualet. Pra, ne shkuam në stacionin e policisë për t`i shpjeguar të gjitha këto“, thotë fqinja, e cili natën e së premtes ishte akoma nën tronditje emocionale të kësaj tragjedie, treqind metra nga stacioni i policisë.

Në pritje të policisë që të ndërhyjë, të dy gratë arrijnë ta bindin vajzën që të hapë derën e përparme. „Pasi që furnizimi me ujë në apartament ishte ndërprerë për shkak të një problemi të rrjedhjes, vajza na tha se ajo nuk kishte më ujë për të pirë dhe se qeni i tyre i vogël, Cali, kishte etje, ndërsa ajo nuk kishte asgjë për ta ushqyer“, thotë Sylvie për mediat franceze, njofton Shtegu.com.

Kur dy gratë hynë në apartament, ata u tmerruan nga një kundërmim i rëndë. Gjithçka në te ishte e çrregulluar. Kanaçe të birrës, tableta nëpër dysheme. „E mora fëmijën në krahët e mi dhe e dërgova në shtëpinë time duke pritur ardhjen e policisë“, shton Sylvie. Lila e vogël nuk pa asgjë nga drama që po fshihej pas derës së tualetit, e cila u detyrua të thyhet nga komisari i policisë për të ndërhyrë. „Ne i bëmë një dush. Ajo nuk ishte larë për disa ditë me radhë dhe ishte në një gjendje të madhe të papastërtisë“, shton Eloua, një tjetër fqinje.

Sipas hetimeve fillestare në vend, vdekja e nënës, 41 vjeçare, mund të ketë ndodhur të shtunën e kaluar, gjashtë ditë dhe gjashtë netë para derës së mbyllur të tualtetit. „Kjo vajzë e vogël ka mbijetuar me inteligjencë të madhe. Ajo arriti të hapë një kuti ravioli për ushqim dhe nevojat e saj ajo i bëri në tenxheren e saj të vogël. Është e vërtetë që për disa ditë, nuk kemi dëgjuar që nëna t`i bërtiste vajzës“, thotë një tjetër fqinje. Nëna e ndjekur nga shërbimet sociale me sa duket për problemet e varësisë dhe vajza parashkollore, në këtë ndërtesë të strehimit social kishin ardhur prillin e kaluar.

Autoritetet nuk deshën të komunikojnë për këtë rast. Një autopsi do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, të cilat nuk duken të jenë me natyrë kriminale. Të enjten në mbrëmje, vajza u shtrua në spital. „Kur u ndamë, ajo na i shtërngoi shumë duart. Dhe në vështrimin e saj, lexova një lehtësim. Për të, kjo është një ekzistencë e re që do të fillojë me një kontekst tjetër“, ka përfunduar Sylvie.